Komisioni për reformën zgjedhore
largohen socialistët, qëndron Çuçi

Komisioni për reformën zgjedhore<br />largohen socialistët, qëndron Çuçi<br>
Nuk kanë munguar as debatet në mbledhjen e sotme të Komisionit për Reformën Zgjedhore. Ndërsa kreu i Kuvednit Ruçi e deklaroi mbledhjen të mbyllur, Bylykbashi ka kërkuar sërish fjalën, duke mos qenë dakord me mbylljen e saj.

Ndërsa më pas nga mbledhja mësohet se janë larguar të gjithë përfqësuesit e partisë socialiste, ndërsa ka qëndruar vetëm Blendi Çuçi.

VIDEOKomisioni për reformën zgjedhore largohen socialistët

Ditën e sotme u mblodh për herë të parë Komisioni për Reformën Zgjedhore në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja erdhi pasi deputetët e Kuvendit kanë bashkuar votat për të votuar me konsensus përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Komisioni përbëhet nga 18 anëtarë, 9 nga maxhoranca dhe 9 nga opozita. Bashkëkryetar janë Bledi Çuçi nga Partia Socialiste dhe Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike.

 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)