Komisioni për serverin, PS-PD
kalon me konsensus planin e punës

Komisioni për serverin, PS-PD<br />kalon me konsensus planin e punës
TIRANE - Maxhoranca dhe opozita janë dakordësuar për planin e punës së komisionit hetimor për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi të të dhënave shtetërore tatimore i njohur si "komisioni për serverin".
 
Ndonëse në mbledhjen e shkuar opozita votoi e vetme planin sërish komisioni iu rikthye këtij votimi ndërsa palët miratuan konsensualisht rregulloren dhe planin e hetimit.
 
Po ashtu komisioni zgjodhi edhe sekretaren e komisionit deputeten socialiste Blerina Gjylameti.
 
Ndërkaq të martën në orën 12:00 komisioni parashikon të ketë seancë dëgjimore për këtë çështje me ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?