Komisioni Parlamentar sot në AKI
verifikon punonjësit e institucioneve

Komisioni Parlamentar sot në AKI<br />verifikon punonjësit e institucioneve
PRISHTINE - Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sot do të vizitojnë këtë institucion të sigurisë, ku do t’i shohin ankesat që kanë të bëjnë me verifikimin e personave që punojnë në disa institucione të Kosovës.

Ky verifikim nuk doli me biografi të pastër për disa zyrtarë, disa prej tyre edhe në pozita të rëndësishme, sidomos në Policinë e Kosovës.

Ndërkaq, kohëve të fundit ka pasur disa skandale që zbehin imazhin e këtij institucioni. Për këtë arsye, të premten me 2 maj në komisionin mbikëqyrës të AKI-së do të raportojë drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, ndërsa, të martën e javës së ardhshme do të raportojë Inspektori i Përgjithshëm i AKI-së.

Ndërkohë, mediat thonë se AKI-ja që është nën kompetencat e ekzekutivit, pritet të ketë qasje të madhe në telekomunikimin e kosovareve. Kjo do t’i mundësohet me ligj i cili parashikon themelimin e asaj që quhet “qendra monitoruese”./Kosovapress/

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike