Komisioni për dekriminalizimin 
sot prezantohet platforma e PD

Komisioni për dekriminalizimin <br />sot prezantohet platforma e PD
TIRANE - Ditën e sotme opozita do të prezantojë zyrtarisht platformën që ka përgatitur për procesin e dekriminalizimit, në komisionin e posaçëm që është ngritur për këtë proces.

Vetëm para dy ditësh në një dalje për mediat opozita bëri publike nëpërmjet medias propozimet e saj mbi mënyrën se si duhet të procedohet me dekriminalizimin dhe si duhet të ngrihen filtrate për këtë process.

Ndërkohë që anëtari i Partisë Socialiste në Komisionin e Posaçëm për Dekriminalizimin, Armando Subashi ka deklaruar për dje për A1 Report se mbeten të hapur për platformën që do të paraqesë sot Partia Demokratike. Ai shtoi se

në mbledhjen e nesërme përveçse shqyrtimit materialit që do të paraqesë PD do të vlerësojnë dhe për veprimtarinë e vet Komisionit të Posaçëm me fazat që duhet të ndjekë.

“Do të shohim çfarë kanë përgatitur, çfarë do të paraqesin dhe sigurisht atë material do ta vlerësojmë jo vetëmme thelbin e saj por në radhë të parë do ta vlerësojmë dhe me veprimtarinë e vet komisionit të posaçëm me fazat që duhet të ndjekë e kështu me radhë, kështu që besoj se nuk duhet të nxitohemi për këtë pikë”, u shpreh për A1 Report Armando Subashi.

Parimisht Subashi, shprehet se është dakord për ndryshimet Kushtetuese, pasi siç thekson ai “Pa prekur kushtetutën nuk bëhet fjalë për asnjë lloj rregullimi të kësaj veprimtarie”. Lidhur me faktin nëse do të kenë apo jo ndikim në zgjedhjet këto ndryshime, Subashi shprehet se kjo mbetet për t’u parë.

Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm