Komisioni për Drejtësinë deri në
2016, në paketë dhe dekriminalizimi

Komisioni për Drejtësinë deri në<br />2016, në paketë dhe dekriminalizimi
Për të bërë një reformë të thellë dhe të plotë në sistemin e drejtësisë, komisioni i posacëm do të kërkojë nga Parlamenti shtyrjen e afatit të tij deri në qershor të vitit që vjen.

Ndryshimet kushtetuese të punuara nga ekspertët e nivelit të lartë të cilat janë tashmë në tryezën e Komisionit të Venecias mësohet se do të miratohen në fund të këtij viti.

Burime për televizionin tonë thonë se për të mos e prekur disa herë Kushtetutën e Shqipërisë, pjesë e paketës së ndryshimeve do të bëhen edhe çështjet e dekriminalizimit, ndryshimet që lidhen me integrimin si dhe çështjet që lidhen me reformën administrativo –territoriale .

Kujtojmë që sa i takon dekriminalizimit të politikës shqiptare, Kuvendi pritet të marrë këtë trejavorsh në shqyrtim amendamentet kushtetuese të Partisë Socialiste . Sipas kalendarit të punimeve të publikuar në faqen e Kuvendit, Këshilli i Legjislacionit në një mbledhje të përbashkët me Komisionin e Ligjeve do të marrë në diskutim 10 nenet që ndryshojnë Kushtetutën e Shqipërisë.


Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool