Tirane - Komisioni i Ekonomisë i ka dhënë përfundimisht dritën jeshile projektbuxhetit të vitit 2025 me vlerë totale 8.2 miliardë euro.
Me votat e mazhorancës, Komisioni miratoi sot (27 Nëntor) projektbuxhetin, i cili tashmë do të kalojë për miratimin final në seancën plenare të 3 Dhjetorit.
Në diskutimin e fundit të tij, u rritën me 2.3 miliardë lekë shpenzimet për institucionet, ku pjesën më të madhe të shtesës e marrin institucionet e drejtësisë, ndjekur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Institucionet e drejtësisë do të marrin 787 milionë lekë më shumë se planifikimet fillestare, ndërsa KQZ do të ketë 690 milionë lekë shtesë për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
“Në Këshillin e Lartë Gjyqësor shtohen shpenzimet me 500 milionë lekë. Në SPAK shtohen shpenzimet me 200 milionë lekë, nga të cilat 100 milionë lekë shpenzime personeli, dhe 100 milionë lekë për godinën e re. KQZ-së i shtohen shpenzimet kapitale 134 mln për ruajtjen e pamjeve filmike, 56 mln lekë për funksionimin institucionit për zgjedhjet dhe 500 mln lekë shtesë fond për zgjedhje”, u shpreh relatorja e projektbuxhetit Antoneta Dhima.
Rritje buxheti ka pasur për 21 institucione në total, ku Kuvendit ju shtuan 160 milionë lekë, RTSH-së 100 milionë shtesë, SHISH-it +50 milionë apo Drejtorisë së Arkivave +30 milionë më shumë se buxheti fillestar.
“Burimi për rritjen e këtyre shpenzimeve të përgjithshme, do të jetë rritja e të ardhurave po në të njëjtën vlerë”, tha Dhima.
Projektbuxheti i vitit të ardhshëm planifikon shpenzime mbi 8.2 miliardë euro dhe të ardhurat të arrijnë 7.5 miliardë euro. Po ashtu qeveria ka projektuar vijim të rënies së borxhit publik, edhe pse pritet të emetohet një eurobond në fillim të vitit 2025 në vlerën 650 milionë euro. Ndërsa rritja ekonomike për vitin që po vjen projektohet në 3.9%.
Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton përfundimisht nen për nen Buxhetin e vitit 2025.
Bien në sy shtesat për institucionet e reja të Drejtësisë në bllok, si SPAK, KLHJ, GJKKO, KLP, KPA, Komisioneri Publik, Kushtetuesja, Magjistratura, ILD, por edhe Kuvendi, SHISH dhe pjesa e luanit për KQZ, për shkak të zgjedhjeve të reja. Gjithashtu Fondi Rezervë merr një pjesë të mirë të parave, por edhe KLSH, RTSH, INSTAT dhe të tjera.
Parlamenti kaloi në parim më 19 Nëntor projektbuxhetin e vitit 2025 pas dy ditësh debatesh, me vlerë 8,2 mld lekë.
SHTESAT E BUXHETIT PËR VITIN 2025 PËR INSTITUCIONET:
-Kuvendi 160 milionë lekë
-SHISH 50 milionë lekë
-RTSH 100 milionë për diasporën, filmin etj
-ATSH 6 milionë për ruajtjen
-Qendra Kombëtare e Kinematografisë 1 punonjës dhe 1 milionë lekë
-Arkiva 30 milionë
-KLSH 10 milionë lekë
-INSTAT 6 punonjës, 60 milionë lekë shpenzime
-Magjistratura, 1 punonjës, 6.1 milionë lekë
-ILD 27.5 milionë lekë
-SPAK 200 milionë lekë
-KPP 8.8 milionë lekë
-Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi 1 milionë
-Komisioneri i Informimi 8 milionë lekë
-AIDSSH 8 milionë lekë
-KQZ 134 milionë për ruajtjen e pamjeve filmike, 56 milionë lekë për funksionimin institucionit për zgjedhjet, 500 milionë lekë shtesë fond për zgjedhje
-Shtohen shpenzimet për fondin rezervë të shtetit 500 milionë lekë
-Gjykata Kushtetuese, 5 punonjës 12 milionë lekë
-KPK dhe Komisioneri Publik, 32 punonjës për gjashtë muaj, 48.1 milionë lekë për finalizimin e përmbylljen
-Shërbimet qeveritare 100 milionë lekë për të reflektuar rritjen e pagave
-Fondi Rezervë 300 milionë lekë për efektet e rritjes së pagave
A.Q/S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.7%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1890
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
KQZ pranon deri sot 50 mijë shqiptarë për votim nga diaspora! Refuzimet po kapin 30 mijë raste
27 Janar, 15:33
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Kryebashkiaku socialist i Libohovës, Leonard Hide sot në SPAK, së shpejti dosja në GJKKO
27 Janar, 10:07
-
Trafikonte armë për grupet kriminale, arrestohet në Kolumbi 33-vjeçari nga Tropoja! Tentoi të arratisej nga hoteli i ishullit ku qëndronte (EMRI+FOTOT)
27 Janar, 10:00
-
Tentoi të trafikojë në SHBA 1 ton kokainë më 2023, SHBA i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e arrestuar në laboratorin e Fushë-Krujës
25 Janar, 20:23
-
Blushi i PL sulmon SPAK nga Elbasani: Dumani vegël qorre e Ramës, nuk hetoi krimet elektorale! Do ngremë Ministrinë e Diasporës pas 11 Majit
25 Janar, 16:50
-
Vota e diasporës/ 70 mijë aplikime për 2 javë! 25 mijë refuzime, ‘kampionë’ shqiptarët e Italisë
25 Janar, 12:08
-
Ylli Pata: Gënjeshtrat e trasha nga PD, se Donald Trump pezulloi fondet për SPAK
24 Janar, 20:07
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë zgjedhës kanë të drejtë të votojnë, por rreth 1 milion s’kanë mundësi praktike të votojnë…
24 Janar, 17:32
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
1/3 e aplikimeve refuzohen, debat në KQZ për diasporën: Merrini në telefon dhe sqarojini për gabimet
24 Janar, 15:44