Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton Buxhetin 2025, më 3 Dhjetor kalon në seancën plenare në Parlament! Mbi 2,7 mld lekë shtesa

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton Buxhetin 2025, më 3 Dhjetor kalon në seancën plenare në Parlament! Mbi 2,7 mld lekë shtesa

Mbledhja e Komisionit për Ekonominë dhe Financat

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton përfundimisht nen për nen Buxhetin e vitit 2025.

Totali i shtesave shkon në mbi 2,7 mld lekë, ku bien në sy shtesat për institucionet e reja të Drejtësisë në bllok, si SPAK, KLHJ, GJKKO, KLP, KPA, Komisioneri Publik, Kushtetuesja, Magjistratura, ILD, por edhe Kuvendi, SHISH dhe pjesa e luanit për KQZ, për shkak të zgjedhjeve të reja. Gjithashtu Fondi Rezervë merr një pjesë të mirë të parave, por edhe KLSH, RTSH, INSTAT dhe të tjera.

Pas votimit në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Eduart Shalsi, ky buxhet kalon në seancën e radhës plenare për miratimin final.

Seanca parlamentare do mbahet më 3 Dhjetor. Edhe Komisionet e tjera e kanë kaluar buxhetin e tyre nen për nen, teksa janë miratuar edhe shumë nga kërkesat për shtesa ekonomike të kërkuara nga institucionet. 

Parlamenti kaloi në parim më 19 Nëntor projektbuxhetin e vitit 2025 pas dy ditësh debatesh, me vlerë 8,2 mld lekë.

SHTESAT E BUXHETIT PËR VITIN 2025 PËR INSTITUCIONET:
-Kuvendi 160 mln lekë
-SHISH 50 mln lekë
-RTSH 100 mln për diasporën, filmin etj
-ATSH 6 mln për ruajtjen 
-Qendra Kombëtare e Kinematografisë 1 punonjës dhe 1 mln lekë 
-Arkiva 30 mln 
-KLSH 10 mln lekë 
-INSTAT 6 punonjës, 60 mln lekë shpenzime 
-Magjistratura, 1 punonjës, 6.1 mln lekë 
-KLGJ 500 mln leke
-ILD 27.5 mln lekë 
-SPAK 200 mln lekë 
-KPP 8.8 mln lekë
-Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi 1 mln 
-Komisioneri i Informimi 8 mln lekë 
-AIDSSH 8 mln lekë 
-KQZ 134 mln për ruajtjen e pamjeve filmike, 56 mln lekë për funksionimin institucionit për zgjedhjet, 500 mln lekë shtesë fond për zgjedhje
-Shtohen shpenzimet për fondin rezervë të shtetit 500 mln lekë
-Gjykata Kushtetuese, 5 punonjës 12 mln lekë  
-KPK dhe Komisioneri Publik, 32 punonjës për gjashtë muaj, 48.1 mln lekë për finalizimin e përmbylljen 
-Shërbimet qeveritare 100 mln lekë për të reflektuar rritjen e pagave
-Fondi Rezervë 300 mln lekë për efektet e rritjes së pagave

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

RENEA stërvitet nga forcat speciale GSG9 të policisë gjermane

RENEA stërvitet nga forcat speciale GSG9 të policisë gjermane