Komisioni për Politikën e Jashtme, Ministrja tregon objektivat për vitin 2022: Fokus, nisja e negociatave për anëtarësimin në BE! Vëmendje të veçantë dhe marrëdhëniet me Kosovën

Nisja e negociatave për anëtarësimin në BE do të jetë objektivi kryesor i Ministrisë së Jashtme për vitin 2022. Kështu bëri me dije Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj në Komisionin për Politikën e Jashtme, ku u miratua në parim projektbuxheti për vitin 2022.

Ministrja prezantoi objektivat për vitin 2022, ku theksoi se projekt buxheti do të mundësojë zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare, zbatimin e marrëveshjes së stabilizim-asociimit mes Shqipërisë dhe BE si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale dhe menaxhimin e asistencës financiare të BE.

Po ashtu objektiv i Ministrisë së Jashtme është edhe forcimi i marrëdhënieve me vendet e Rajonit si dhe mbështetja e Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare. Xhaçka theksoi se qeveria është gati për mbledhjen e 7 të përbashkët me qeverinë e Kosovës.

"Objektivi i dytë madhor, është zhvillimi me sukses i mandatit në Këshillin e Sigurimit. Përfaqësimi në Këshillin e Sigurimit, alokim i fondeve të posaçme shtesë në buxhetin e MEPJ. Objektivi i tretë, është forcimi i marrëdhënieve me vendet e rajonit. Shqipëria, mbështetëse e aktivitetit të Kosovës në organizatat rajonale e ndërkombëtare. Vëmendje të veçantë do të ketë edhe për marrëdhëniet me Italinë, Greqinë dhe Turqinë. Fokus është edhe bashkëpunimi dy dhe shumëpalësh me Maqedoninë e Veriut", tha Xhaçka.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:58
Ministria e Jashtme 'merr' Diasporën: Intensifikim i punës gjatë 2022! Të angazhuar për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve

Diaspora ka kaluar nën përgjegjësinë e Ministrisë së Jashtme pas shkrirjes së Ministrisë së Shtetit për Diasporën, ndërsa Ministrja Olta Xhaçka u shpreh se kjo do të risjellë risi. Xhaçka theksoi se do të ketë intensifikim të punës përgjatë 2022 dhe se qasja ndaj diasporës do të bëhet edhe më qendrore për Politikën e Jashtme. Xhaçka shtoi se Ministria e Jashtme do të jetë e angazhuar për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

"Sa i takon marrjes nën fushën e përgjegjësisë të gjitha agjencive të diasporës dhe shkrirjes së ministrisë së Shtetit për Diasporën. Pas miratimit të strategjisë kombëtare për diasporën, Ministrisë së Jashtme i drejtohet përgjegjësia e drejtimit të kësaj strategjie dhe kjo shkrirje vjen natyrshëm dhe përmes shkrirjes së agjencive dhe ky rol i Ministrisë së jashtme, përmes unifikimit ofron një qasje më koherente drejt politikave të angazhimit të diasporës duke kombinuar drejtimet ekzistuese të politikave në një ombrellë të vetme, në vend të atij me shumë drejtime. Do vijojmë të punojmë me diasporën, ku angazhim mund të ndodhë përmes strategjisë aktuale, pro edhe i një vëmendje të shtuar. Qasja ndaj diasporës do të bëhet edhe më qendrore për Politikën e Jashtme. Mbetemi të angazhuar që të zhvillojmë dialog të qëndrueshëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe besoj se kjo shkrirje do të sjellë vetëm risi dhe gjëra pozitive", u shpreh Xhaçka.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja