Komisioni për reformën zgjedhore
Sot takimi i dytë me dyer të mbyllura

Komisioni për reformën zgjedhore<br />Sot takimi i dytë me dyer të mbyllura
TIRANË – Nis sot në mesditë takimi me dyer të mbyllura i komisionit ad hoc për reformën zgjedhore. Në këtë mbledhje të dytë, ku nuk do të jenë të pranishme mediat, marrin pjesë edhe përfaqësues të shoqërisë civile si edhe drejtues të partive parlamentare.
Komisioni kuvendor nisi punën një javë më parë ku kryetarja e Kuvendit, Topalli tha se, refoma zgjedhore është një akt politik dhe kërkon angazhimin dhe përkushtimin e të gjithë antarëve të komisionit.
“Reforma duhet të jetë e gjithanshme, e thellë, e standarteve dhe interesave të së ardhmes dhe jo të interesave të ndonjë partie politike”, tha Topalli.
Në mbledhjen e sotme pritet të nisë diskutimi mbi pikat kryesore, për të cilat është rënë dakord për përmirësimin e Kodit Zgjedhor në Shqipëri.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online