Komisioni: Të rikonceptohen
muzetë arkeologjikë
Përballë gjendjes alarmante në të cilën ndodhen mjaft nga veprat arkeologjike, etnografike dhe të trashëgimisë kulturore kombëtare, specialistët dhe ekspertët, sipas fushave përkatëse kanë debatuar dhe hedhur piketat e para që do të çojnë drejt hartimit të një strategjie shtetërore në fushat përkatëse.
TIRANE - Përballë gjendjes alarmante në të cilën ndodhen mjaft nga veprat arkeologjike, etnografike dhe të trashëgimisë kulturore kombëtare, specialistët dhe ekspertët, sipas fushave përkatëse kanë debatuar dhe hedhur piketat e para që do të çojnë drejt hartimit të një strategjie shtetërore në fushat përkatëse.
Komisioni Shtetëror i Muzeve u mblodh dje për të trajtuar iniciativën që ka ndërmarrë MTKRS për hartimin e Strategjisë Kombëtare në fushën e muzeologjisë në kuadër të riorganizimit të Sistemit të muzeve në vendin tonë. Të pranishëm në këtë takim përveç ministrit të TKRSsë, Z. Aldo Bumçi ishin të pranishëm edhe eksperte të fushës se trashëgimisë kulturore, të të përndjekurve politikë si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes.
"Duke parë situatën ku ndodhen muzetë në Shqipëri, u pa e nevojshme hartimi i një Strategjie Kombëtare dhe në këtë takim të parë do të diskutohen dhe do hidhen propozime nga ekspertët dhe më pas do të ngrihen grupet e punës sipas fushave", tha gjatë prezantimit të tij ministri Bumçi. Gjithashtu z.Bumçi ka pranuar të dëgjojë ekspertët dhe propozimet e tyre për 3 nga fushat specifike të muzeologjisë, duke vënë theksin në rikonceptimin dhe përshtatjen e muzeve që lidhen direkt me periudhën e komunizmit.
Rikonceptimi do të vijojë edhe në fusha të tjera të muzeologjisë, përfshi përshtatjen e muzeve arkeologjikë, "atje ku ata ekzistojnë tërësisht si arkeologjikë por edhe krijimin e tyre në zona me potencial të lartë arkeologjik.", tha Bumçi.
Gjithashtu dje në tryezën e debatit u shtrua edhe çështja e rikonceptimit dhe përshtatjes së muzeve etnografikë, atje ku ekzistojnë si tipologji e tillë, si pavijone brenda muzeve historikë por edhe mundësinë e krijimit të tyre në zona me potencial të lartë etno-kulturor, përfshi këtu edhe Tiranën. Ekspertët ranë dakord në parim edhe për disa ndryshime në Ligjin për Muzetë në shërbim të kësaj Strategjie si dhe hapjen e shkollës në nivel masteri apo doktorature pranë Institutit të Studimeve Albanologjike për përgatitjen e specialistëve të Muzeologjisë.
Ky takim shënon vetëm fillimin e punës nga ana e MTKRS dhe të gjitha institucioneve shtetërore por edhe ekspertë të jashtëm që merren me trashëgiminë kulturore. "Kjo strategji do të qartësojë edhe kostot përkatëse për secilën platformë", u shpreh ministri i Turizmit dhe Kulturës.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1543
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Udhëtarët bllokohen për 2 orë e gjysmë brenda tunelit nënujor që lidh Francën me Anglinë
27 Dhjetor, 19:48
-
Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave
27 Dhjetor, 19:39
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor, 19:13
-
Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!
27 Dhjetor, 19:10
-
Turqia do të furnizojë me energji elektrike Sirinë, kërkon të shfrytëzojë naftën dhe gazin natyror
27 Dhjetor, 18:55
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash
27 Dhjetor, 18:43
-
Përplasje fatale në Itali, humb jetën në aksident 44-vjeçari shqiptar! Italiani udhëtonte në korsinë e kundërt
27 Dhjetor, 18:41
-
Namir Lapardhaja: Shënime nga Çmendina!
27 Dhjetor, 18:40
-
Uashington, ekspozohen 2500 objekte të rralla në muzeun e ndërtimit
27 Dhjetor, 18:35
-
Me lot në sy, Enada Hoxha pranon se ende ka ndjenja për Gerdin! Jetoj ende me vjehrrën
27 Dhjetor, 18:33
-
Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, Dervishi: Sigurojmë standardet më të larta evropiane, sfidë zbatimi
27 Dhjetor, 18:17
-
Studio Live/ Merkoçi: Berishën e manipulojnë, nuk i hiqet ‘non grata’! Demalia: PD pjellë e komunizmit, ka falimentuar!
27 Dhjetor, 18:15