TIRANE- Kryetarja e parlamentit, Jozefina  Topalli përgëzoi dy forcat politike të cilat sipas saj morën përgjegjësinë e tyre duke miratuar ngritjen e komisioneve.

“Dua të harroj debatin e 2 viteve dhe të përgëzoj palët që arritën të marrin përgjegjësitë e tyre dhe shpresoj që ligjet me 3/5 të shqyrtohen dhe të miratohen në kohën e duhur. Shpresoj që mirëkuptimi që është arritur sot do të jenë në themel të këtij komisioni” deklaroi Topalli në një prononcim për shtyp, menjëherë pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve.

Topalli theksoi më tej se aktet e miratuara në Konferencën e Kryetarëve janë një sinjal i mirëpritur nga faktori ndërkombëtar.
(s.g/shqiptarja.com)