Pesë ekspertë, 3 të opozitës dhe dy të mazhorancës kanë marrë detyra nga Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Legjislacionit në mbledhjen e përbashkët të këtyre dy organeve.
PD u kërkon ekspertëve të analizojnë nëse zgjedhja në 18 dhjetor e Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme ishte apo jo kushtetuese, ndërsa PS ka të tjera pyetje.
PS do të dijë se sa kohë do të duhet nga shkarkimi i mundshëm i Markut deri në zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përkohshëm, dhe nëse është e mundur që gjyqtarët kushtetues që nuk e kanë kaluar as vetë testin e Vettingut, të mund të bëjnë një vlerësim të kandidaturave për Kryeprokuror.
Këtyre përgjigjeve ekspertët do tu përgjigjen të premten tjetër.
s.k/Shqiptarja.com











