SHKUP - Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në raportin e fundit vlerëson se Maqedonia po shndërrohet heshtazi në një shtet policor, njoftojnë mediat në Shkup. Ky proces, sipas kësaj organizate, ka filluar në vitin 2006 përmes Ligjit të Policisë. Në raport nënvizohet edhe zgjidhja ligjore që i mundëson policisë që të mund të regjistrojë dhe të fotografojë qytetarët në vende publike dhe materialin e mbledhur ta shfrytëzojë për qëllimet e veta.
Margarita Caca Nikollova, drejtore e bordit drejtues të Komitetit të Helsinkit thekson se partitë politike, përmes influencës që kanë në institucionet shtetërore, kanë vënë në shënjestër veprimtarinë e sektorit civil.
Në raportin tremujor të Komitetit të Helsinkit, gjithashtu thuhet se sistemi gjyqësor mbetet i influencuar nga politika dhe theksohet se shumica e ligjeve të miratuara në Parlamentin e Maqedonisë, janë në funksion të rritjes së kompetencave të organeve të policisë, ndërkohë që nuk mundësojnë të drejtat dhe liritë e njeriut.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com