SHKUP – Komiteti për Punë të Jashtme (AFET) i Parlamentit Evropian, sot kaloi vendimin e raportuesit për Maqedoninë në PE, Ivo Vajgl, me 47 vota pro dhe 10 kundër, vendim i cili bëri thirrje për hapjen e bisedimeve të vendeve të Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë maqedonase të lajmeve në gjuhën angleze, gjithsej 296 amendamenteve janë paraqitur prej kur Vajgl prezantoi për herë të parë muajin e kaluar projektin për zgjidhjen e çështjeve në Maqedoni. Gjatë ditës së djeshme, debati i dytë i AFET-it, Vajgl dhe raportuesit tjerë ndjekës për Maqedoninë dolën me 16 amendamente kompromentuese, ku mesazhi kryesor ishte hapja e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë në BE. Ata gjithashtu theksuan se kontesti dypalësh me Greqinë nuk duhet të jetë pengesë për përparimin e Maqedonisë drejt rrugës së integrimit në BE.
“Stabiliteti politik i Maqedonisë është duke u bërë i pasigurt për arsye të akuzave për krime të dyshuara, përfshirë edhe përgjimin”, tha zv. kryetari i AFET-it, eurodeputeti kroat Andrej Polenakoviç në fillim të debatit. Ai tha se PE bën thirrje tek të gjithë pjesëmarrësit për hapjen e një dialogu konstruktiv dhe për fillimin e realizimit të qëllimeve strategjike të vendit, si dhe sipas tij Maqedonia duhet të fokusohet në reformat e rrugës së vet, e cila është drejt integrimit në BE.
“Ne kemi përgatitur 16 amendamente kompromentuese nga gjithsej 296 deri në zgjidhjen e çështjes, të cilat mbulojnë një sërë çështjesh të rëndësishme, të tilla si ato reth emrit të vendit, rekomandimeve për fillimet e bisedimeve të pranimit, mediave, shoqërive civile, marrëdhënieve ndëretnike dhe politikën e jashtme”,tha Polenakoviç.
Ai theksoi se për shumë vite, pavarësisht rekomandimeve të PE-së, vendi ende nuk ka filluar procesin e pranimit, gjë e cila irriton kolegët e tyre në Maqedoni. “Raporti i progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë dhe reagimin tonë ndaj dokumentit, është e rëndësishme në mënyrë që të krijojë një opinion të vazhdimësisë së procesit të zgjerimit. Maqedonia ishte në proces për disa vite. Shumë njerëz të cilët janë bashkuar në përgatitjen e kësaj pikëpamje kanë zbuluar progresin dhe disa probleme në vend. Rruga qorre me Greqinë është një nga pikat kryesore në raport dhe Maqedonisë duhet t’i jepet një mundësi për të filluar negociatat. Kjo nuk do të thotë se asnjë veprim nuk duhet të merret në lidhje me disa çështje dhe ata duhet të ndalohen derisa procesi i negociatave ka mbaruar”, deklaroi Ivo Vajgl, raportues për Maqedoninë në PE, Ivo Vajgl.
Vajgl shtoi se pasojat nga bllokimi në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në BE janë negative dhe ndikojnë në ekonomin e vendit, si dhe sipas tij më e rëndësishmja është se në këtë vend krijohet një klimë shumë e pafavorshme politike. Ai gjithashtu përmendi se populli i Maqedonisë ballafaqohet me një grup të komplikimeve politike, paraprakisht me një krizë serioze të besimit.
“Aktorët kryesorë politik nga opozita janë duke bojkotuar Parlamentin dhe ekzistojnë akuza serioze nga të dy anët në drejtim të sjelljes jo adekuate dhe rasteve që duhet të shlyhen në gjykatë për të përcaktuar nëse ato janë të vërteta”, theksoi Vajgl.
“Në kushtet e hapjes së negociatave, vonesa e tyre ndikon në marrëdhëniet ndëretnike në vend. Është krijuar një mjedis jo i favorshëm për investimet e huaja dhe një klimë negative në shkallën e punësimit. Situata në Maqedoni duhet të lehtësohet sepse ne duhet të pranojmë se edhe ne jemi pak diskriminues ndaj vendit”, deklaroi Vajgl.
Raportuesi për Maqedoninë në PE, Ivo Vajgl, theksoi edhe çështjen mbi lirinë e mediave, dyshimet për ndjekjen selektive të drejtësisë, problemet në trajtimin e pakicës dhe të komunitetit LGBT, si dhe çështje tjera të ndjeshme sociale.
Redaksia Online
(f.i/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com