Komiteti i Përbashkët i Mbikëqyrjes Shqipëri-Britani e Madhe, Mbi 3300 shtetas shqiptarë u riatdhesuan në 2 vite! Balla: Luftë emigracionit të paligjshëm

Bashkëpunimi i ngushtë mes autoriteteve shqiptare dhe britanike prodhoi rezultate pozitive në luftën kundër migracionit ilegal dhe krimit të organizuar. Gjatë takimit të Komitetit të Përbashkët Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe, ministri Brendshëm Taulant Balla, dha detaje të statistikave përgjatë 2023 dhe deri më tani për operacionet e përbashkëta të riatdhesimit dhe deportimit të shqiptarëve.

'Në bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese britanike, për vitin 2023, kemi realizuar 50 operacione riatdhesimi dhe janë deportuar gjithsej 2250 shtetas shqiptarë, për motive nga më të ndryshmet, si: qëndrim ilegal; kultivim të bimëve narkotike; refuzim azili; falsifikim dokumentacioni; vjedhje apo vepra të tjera kriminale. Për vitin 2024, kemi kryer deri tani 9 operacione me 1108 shtetas të riatdhesuar.', tha ministri Balla.

Në takim, i pranishëm ishte dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla, e sipas Ballës duhet intensifikim bashkëpunimi me Britaninë e Madhe në nivel trepalësh.

'Prania e ministrit Zveçla në këtë takim është mesazhi më domethënës për vijimin e intensifikimit të bashkëpunimit brenda nesh, në një nivel trilateral tashmë. Ne duhet të vijojmë konsolidimin e këtyre rezultateve duke ritheksuar nevojën për mbështetje logjistike me pajisje kryesisht me nevojat që lidhen me Departamentin e Policisë Kriminale.', shtoi Balla.

Koordinatori Special i Qeverisë britanike për Emigracionin e Paligjshëm, Stuart Skeates, vlerësoi bashkëpunimin midis dy policive.

'Policitë tona gëzojnë bashkëpunim të shkëlqyer ku përveç fushave specifike përfshihet edhe bashkëpunimi i përbashkët operacional, patrullimet e përbashkëta për luftën ndaj çdo lloj ilegaliteti ndërkufitar.', u shpreh Skeates.

Kjo konferencë e mbajtur në Tiranë është vijimësi e takimit të shtatorit të kaluar, zhvilluar në kuadër të Procesit të Berlinit për Çështjet e Brendshme që synon menaxhimin efektiv të migracionit në Ballkanin Perëndimor.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë