Komiteti i Stabilizim-Asociimit BE
-Shqipëri mblidhet më 19-20 maj

Mbledhja e radhës së Komitetit të Stabilizim Asocimiimit midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 19 dhe 20 maj.

Sipas burimeve mediatike, në fokus të takimit do të jenë reformat dhe çështja e hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë.

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocimit është ngritur me vendim të Konferencës së Presidentëve të Parlamentit Evropian, më datë 21 janar 2010, dhe vendim të Kuvendit të Shqipërisë, datë 26 mars 2010.

Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asocimit e zhvilloi takimin e parë (konstitutiv) në Bruksel në datat 3 dhe 4 maj 2010 dhe deri tani ka zhvilluar 9 takime.ATA

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër