Komiteti shqiptar i Helsinkit shpreh shqetësime për votimin elektronik: Qytetarët s’kanë interes të mësojnë përdorimin

Komiteti shqiptar i Helsinkit shpreh shqetësime për votimin elektronik: Qytetarët s’kanë interes të mësojnë përdorimin

Erdion Maçolli, avokat Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Tre javë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale ne Shqipëri, Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstaton disa problematika ne mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Avokati Erdion Maçolli pohon se në disa qendra  votimi nuk janë publikuar listat zgjedhore, duke privuar qytetaret të marrin informacionin se ku janë votues, ndërsa ne disa qendra listat e afishuara  janë dëmtuar e për pasoje qytetarët e kane te pamundur te identifikojnë emrat. Më me shqetësim avokati i Komitetit Shqiptar te Helsinkit flet për votimin elektronik, ku numri i qytetarëve  që  po marrim informacion për mënyrën  e te votuarit është shumë i ulët. Për pasojë përfaqësuesi  i KSHH kërkon me shume investim nga KQZ për edukimin e zgjedhësve.

“Sot jemi duke parë procesin në Elbasan. Në informacionin që ne kemi marrë kemi identifikuar disa probelamtika kryesisht me votimin elektronik. Në disa qendra të tjera, listat e votimit kanë qenë të afishurara çka i ka bërë të pamjaftueshme. Me shqetësim ngremë çështjen për informaimin e qytetarëve për mënyrën e votimit Duhet investim më i madh për të edukuar në mënyrën e duhur”- tha Erdion Maçolli, avokat (Komiteti Shqiptar i Helsinkit)

Edukimi i zgjedhësve është detyrë e KQZ, ndaj duhet të demonstrohet pajisja elektronike në çdo fshat, tha avokati i KSHH-së. Gjithashtu dhe afisihimi i emrave të qytetarëve në çdo qendër votimi.

G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë