EGJIPT – Duke filluar që nga sot stjuardesat në kompaninë ajrore egjiptiane “Egyptair” do të mbajnë shami. Burime nga aeroporti i Egjiptit, shpjegojnë për agjensinë e lajmeve ANSA se ky vendim vlen vetëm për fluturimet drejt vendeve arabe. Fluturimi i parë u realizua vetëm dy ditë më parë në drejtim të qyteteve të Medinës dhe Jeddah.

"Më në fund ëndrra jonë për të mbajtur shami u realizua," tha për agjencinë e lajmeve ANSA stjuardesa Mayessa ANSA Abdel Hady, duke falenderuar ministrin aktual Imbaby Samir dhe presidentin e kompanisë ajrore Tawfiq Assy, për faktin që e pranuan kërkesën e tyre të ripërsëritur.

“Në të kaluarën, shumë si ne që donin të vendosnin shaminë (hixhab) gjatë kohës që janë në shërbim duhet të linin punën për shkak të insistimit të administratës së mëparshme për të ndaluar vendosjen e shamisë në avion”, shpjegon Hady.

Sipas saj, do të shfaqen stjuardesa të mbuluara me shami edhe në fluturime të tjera jo vetëm në Arabi, por edhe në Evropë, Amerikë dhe Azi. Hady thotë gjithashtu se, stjuardesat e mbuluara me shami, në javët e ardhme do të jenë rreth 300 nga 900 që punojnë në kompaninë egjiptine të fluturimit.

Redaksia Online
Gre.M/Shqiptarja.com