Përsëri kompania ajrore WizzAir bën vonesa të mëdha mbi fluturimet që lidhin Tiranën me Europën. Sonte fluturimi që niset nga Bergamo drejt Tiranës i parashikuar në orën 21.45 ka bërë një lajmërim vonese deri në 105 minuta (në 23:30) më shumë se sa zgjat i gjithë fluturimi.
Ndërkohë bëhet me dije se edhe fluturimi nga Tirana, i parashikuar në orën 19:30, drejt Bergamos është vonuar me dy orë, dhe duhej të mbërrinte në 21:15, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kjo ka sjellë edhe shtyrjen e fluturimit nga Bergamo drejt Tiranës.
Nga ana tjetër, mbi një orë është vonuar edhe fluturimi Milano Malpensa-Tiranë. Problem me vonesat ka pasur edhe fluturimi drejt Bolonjës, ku pasagjerët janë zbritur pas mungesës së ajrit të kondicionuar në bord dhe ankesave dhe gati humbjes së ndjenjave nga pasagjerët për shkak të temperaturave të larta.
Në këto javët e fundit me rritjen e trafikut ajror falë ardhjes së turistëve, vonesat me fluturimet e WizzAir nga dhe drejt Shqipërisë janë shtuar, duke shkaktuar probleme dhe pakënaqësi mes udhëtarëve, të cilët nuk kanë asnjë formë mbrojtjeje.
Kompania mund të bëjë një dëmshpërblim vetëm kur vonesa kalon 3 orë. Mbetet për t'u parë nëse autoritetet shqiptare të kontrollit të aviacionit civil do të ndërhyjnë për të sanksionuar WizzAir për vonesat e përsëritura.

Vonesa Bergamo-Tiranë
.jpg)
Vonesa Milano Malpensa-Tiranë
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.5%
-
Jo
17.5%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 905
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Turbulenca në fluturimin Milano-Atlanta, 11 të lënduar
30 Gusht, 15:31
-
VIDEO/ Moti i keq ‘mbërthen’ Gjermaninë, aeroporti i Frankfurtit bllokohet për orë të tëra! Anulohen 70 fluturime
17 Gusht, 10:08
-
Trazirat në Niger! Junta merr vendimin, mbyll hapësirën ajrore për shkak të rrezikut
7 Gusht, 13:54
-
Në gusht nisin të gjitha fluturimet Kosovë-Shqipëri
6 Gusht, 13:16
-
Video virale në Tik Tok, gruaja kërkon të dalë me urgjencë nga avioni: Dua të zhdukem, pasagjeri i ulur ngjitur me mua s'është i vërtetë
6 Korrik, 09:38
-
Kompania Wizz Air braktis pasagjerët në Rinas, shtyhen 2 udhëtime drejt Italisë! Mbi 9 orë pritje për në Milano, mbi 6 orë për në Romë
1 Prill, 08:23
-
Minus 10 gardë celsius, temperaturat e ulëta anulojnë 100 fluturime në Londër
23 Janar, 15:30
-
VIDEO/ Avioni ishte nisur për në Singapor, merr flakë karikuesi i një telefoni, lëndohen dy pasagjerë, evakuohen 189 pasagjerë
11 Janar, 21:17
-
Bllokadë ajrore e paprecedentë në SHBA! Të gjitha fluturimet të anuluara, Shtëpia e Bardhë: Nuk ka prova se është një sulm kibernetik
11 Janar, 14:34
-
SHBA/ Oferta e veçantë e kompanisë ajrore, kush birëson një nga kotelet përfiton udhëtim falas
9 Janar, 08:59
-
WizzAir 'thyen rekord' me vonesat, shtyn fluturimin nga Bari në Tiranë me 3 orë e gjysmë
31 Maj 2022, 13:41
-
Anulime fluturimesh, pritje pa fund: çfarë po ndodh në aeroporte?
30 Maj 2022, 08:22
Edhe WizzAir nga Pisa per ne Tirane eshte nisur dje me 3 ore vonese.
PërgjigjuGazetari.. Thello informacionin...Bologna / Tirane sot pasi i torturuan pasagjeret.. E anulluan flururimin, pa asnje suport.
Përgjigju