Kompania ajrore “Albawings” ka shfaqur sërish probleme me fluturimet, teksa janë qytetarët ata që denoncojnë këtë fakt në Report Tv dhe Shqiptarja.com.

Në orën 12:15 të kësaj të diele duhej të nisej avioni i linjës Tiranë-Perugia, por nuk është nisur ende. Ndërkohë po sot në orën 15:50 do duhej të mbërrinte në Tiranë avioni i linjës Perugia –Tiranë, por ende nuk ka mbërritur në aeroportin “Nenë Tereza”.

Avioni i linjës Tiranë –Pisa do duhej të nisej rreth orës 16:55 të kësaj të diele, por ene nuk është nisur. Ndërkohë që avioni i linjës Pisa-Tiranë, do duhej të mbërrinte në kryeqytetin shqiptar në orën 20:45 të kësaj të diele, por pritet që të mbërrijë në orën 00:15.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët shqiptarë vonohen me orë të tëra në Tiranë, por edhe në Itali nga kompanitë ajrore.