Kompania Apple prezanton 
iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus

Kompania Apple ka prezantuar  2 modelet më të reja të telefonave iPhone. Siç është bërë traditë tashmë, me anë të një konference nga Cupertino i Kalifornisë u prezantuan iPhone 6, dhe iPhone 6 Plus.

Që të dy modelet janë më të mëdha në gjatësi se telefonat paraardhës që ‘Apple’ ka hedhur në treg. Përkatësisht iPhone 6 do të jetë 11.9 cm ndërsa iPhone 6 plus do të jetë 14 cm, por që të dy janë gjysmë milimetër më të hollë.

Risi tjetër e modeleve të rinj të telefonave do të jetë ekrani i tyre HD, procesor më i shpejtë si dhe një bateri e cila do të zgjasë më tepër, duke përfshirë 50 orë të dëgjimit të muzikës dhe 11 orë të video shikimeve në iPhone 6.  Po ashtu të dy telefonat do të kenë 128 Gb memorie të brendshme.

iPhone 6

Gjithashtu, në të njëjtën konferencë, do të prezantohet dhe modeli i orës inteligjente iWatch. Hedhja në treg e  iPhone 6, dhe iPhone 6 Plus do të bëhet pas 15 ditësh.

iPhone 6 do të shitet për 199 $ për një konfiguracion prej 16GB, 299 $ për 64GB dhe 399$ për një konfiguracion më të madh prej 128GB, me një kontratë dy-vjeçare, në dispozicion për tu transportuar nga 19 shtatori, transmeton Lajmi.net.

iPhone 6 Plus do të fillojë me 299 $ (16GB), 399 $ (64GB) dhe 499 $ (128GB). Që të dy celularët vijnë në tre ngjyra: ari, argjendi dhe hiri.

Gjithashtu çipi i ri 64-bit A8 ka dy miliardë tranzistorë, dy herë më shumë se çipi A1. Kjo do të lejojë që shpejtësia e celularit të jetë 25% më e madhe.


iphone 6

Redaksia Online
(e.c/e.n/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë

Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë