Kompania armene, partnere
me trafikantin serb Tesic

Kompania armene, partnere<br />me trafikantin serb Tesic
Kompania që ka bërë blerjet në Ukrainë dhe Shqipëri quhet "DG Arms Corporation", është një kompani armene e cila ka pronar shtetasin Davit Galstyan. Ky i fundit duket se ka një histori më të hershme të lidhur me Shqipërinë, e jo vetëm. Pas skandalit të Gërdecit prokuroria sekuestroi kompjuterin personal të ish kreut të MEICO-s Ylli Pinari. Mes "xhevahirëve" që u gjetën në kompjuter ishin edhe disa kërkesa që Pinari u dërgonte në vitin 2007 krerëve të policisë së Tiranës për të pajisur me vizë dhe leje për të vizituar Shqipërinë tre shtetas të huaj. Ata ishin David Galstyan biznesmen armen, Slobodan Tesic biznesmen serb si dhe shtetasi gjeorgjian Iason Chikhladze. Serbi Tesic më vonë u përmend në kabllogramet e ambasadës amerikane si një trafikant ndërkombëtar armësh madje Shtetet e Bashkuara atë e kanë futur në listën e zezë të personave që e kanë të ndaluar të lidhin kontrata armësh. Gjeorgjiani Iason Chikhladze është shpallur shtetas në kërkim në Gjeorgji, ai më parë ka qenë kreu i Shërbimit Sekret ushtarak Gjeorgjian por pas skandaleve u detyrua të marrë azil në Rusi e që nga Rusia vazhdon të prosperojë bizneset. Pronari i kompanisë armene "DG Arms Corporation" shtetasi Davit Galstyan në vizitën e bërë në vitin 2007 në Shqipëri ka ardhur sëbashku me trafikantin serb Tesiç dhe gjeorgjianin e shpallur në kërkim Iason Chikhladze. Mesa duket kompania shtetërore shqiptare MEICO është ndjerë në vështirësi pasi pranë saj janë interesuar autoritete të shteteve partnere në lidhje me shitjen e sasisë së 800 mijë fishekëve për kompaninë armene "DG Arms Corporations" , çka ka detyruar MEICO-n të kërkojë dokumentin e garancisë të lëshuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe se ngarkesa ka mbërritur pikërisht atje. Një konfirmim që nuk dihet nëse ka ardhur ndonjëherë.
(hh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës