Kompania Bankers Petroleum
shpall rezultatet e vitit 2015
PDF/ Ja të gjitha rezultatet e vitit 2015
Bankers Petroleum në vitin 2015 ka realizuar 144 milionë dollarë shpenzime kapitale me fonde të mundësuara plotësisht nga operacionet hidrokarbure, të kryera në Shqipëri. Ndërkohë gjendja e cash-it të shoqërisë në fund të vitit ishte 69 milionë dollarë.
Bankers Petroleum në vitin 2015 ka realizuar 144 milionë dollarë shpenzime kapitale me fonde të mundësuara plotësisht nga operacionet hidrokarbure, të kryera në Shqipëri. Ndërkohë gjendja e cash-it të shoqërisë në fund të vitit ishte 69 milionë dollarë. Sipas njoftimit zyrtar, prodhimi mesatar ishte 19,385 fuçi në ditë (bopd) në 2015, 6% më i ulët se viti 2014, kur prodhimi mesatar ishte 20,690 bopd. Prodhimi mesatar i naftës për vitin 2016 aktualisht është 17,425 bopd.
Shitjet e naftës ishin 19,545 bopd në 2015, me një rënie prej 5% kundrejt 20,679 bopd në 2014. Investimet ishin 51% më të ulëta. Por 61 puse, duke përfshirë 52 puse horizontalë prodhimi, katër lateralë, dy puse uji dhe një multilateral u shpuan në fushën e Patos-Marinzës. Një pus u shpua në Kuçovë. Në vitin 2014 u shpuan 160 puse. Në fund të vitit, 48 sisteme me injektim polimeri dhe 4 sisteme me injektim uji ishin active në Patos-Marinzë.
Të ardhurat në vitin 2015 ishin 287 milionë dollarë(40.18 dollarë/fuçi) kundrejt 583 milionë dollarë (77.26 dollarë/fuçi) në 2014-ën. Çmimi i naftës bruto ishte 77% e Brent (52.39 dollarë/fuçi) kundrejt 78% e Brent (98.95dollarë/fuçi) në 2014. Ndërkohë, renta e paguar tek qeveria shqiptare ishte 40 milionë dollarë (14% e të ardhurave) gjatë vitit 2015 kundrejt 86 milionë dollarë (15% e të ardhurave) në vitin 2014.
Kapitali bazë për mirëmbajtje në Patos-Marinëz do të kërkojë një fond shpenzimi prej 24 milionë dollarë. Ndërkohë, do të synohet për këtë vit shpimi i 16 puseve horizontalë në zonën qendrore të Patos-Marinzës gjatë gjysmës së dytë të vitit.
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4535
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor, 22:57
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar
7 Nëntor, 13:28
-
U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm
29 Gusht, 08:26
-
Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër
12 Gusht, 15:51
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj, 16:15
-
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
1 Maj, 19:11
-
Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës
15 Prill, 15:37
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill, 14:08
-
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
27 Mars, 17:16
-
Rusia tejkalon Arabinë Saudite për furnizim të Kinës me naftë
21 Janar, 17:49