Kompania e Bosnjes, e përfshirë në skandale

Subjekti, që ka dalë i dyti në tenderin për ndërtimin e linjës së interkonienksionit Shqipëri-Kosovë dhe që OST kërkon ta nxjerrë me zor të parin, është kompania nga Bosnja Energoinvest, e krijuar që në epokën e ish-Jugosllavisë. Përveçse është nga atdheu i Damir Fazlliçit, kjo kompani ka lidhje me një skandal të njohur financiar. Nga 30 milionë dollarë, që kompania në kohën e Titos i kishte dhënë kredi ish-diktatorit të Zairesë Mobutu, ish-drejtori i saj Brankoviç pranoi t'i ktheheshin vetëm 3 milionë. Organet financiare janë aktualisht në ndjekje të tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato