Kompania e minierës së qymyrit në
Soma mohon akuzat për neglizhencë

SOMA- Kompania që ka në pronësi minierën e qymyrit në qytetin e Soma në Turqi ka mohuar akuzat për neglizhencë. Në një konferencë për shtyp përfaqësuesit e “Soma Holding” u mbrojtën duke thënë se prioriteti i tyre ishte të shpëtonin jetë. Ata shtuan se nxehtësia e madhe brenda minierës shkaktoi dhe shpërthimin.
 
Tragjedia më e madhe e këtij lloji në Turqi ngjalli zemërimin e mijëra protestuesve në të gjithë vendin, të cilët akuzuan qeverinë si fajtor të jetëve të humbura.
 
Ditën e enjte, kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan u dëbua nga Soma prej banorëve dhe familjarëve të viktimave, ku ndodhej për të vizituar minierën.
 
Ndërkohë ministri turk i Energjisë Taner Yildiz tha para mediave se në bazë të të dhënave të fundit, 284 persona kanë humbur jetën, ndërkohë që 18 të tjerë ndodhen ende të bllokuar në minierë. Ai shtoi se numri i të vdekurve nuk do t’i kalojë 302.
 
Shpërthimi në minierë erdhi si pasojë e një defekti elektrik, ditën e martë. Në momentin e shpërthimit 787 minatorë ndodheshin brenda, prej tyre 363 arritën të shpëtojnë ndërsa 122 mbetën të plagosur.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati