Shumë të papunë por edhe shumë persona të cilët kanë një kualifikim dhe ëndërrojnë për një karrierë të suksesshme, kanë aplikuar për të marrë një vend pune në këtë kompani.
Mediat italiane shkruajnë se gjatë ditës së shtunë dhe ditës së dielë sajti i kompanisë “Antonio Carro” është bllokuar nga dërgesat e shumta të CV.
Një CV pas një tjetre nga Shqipëria dhe Sicilia dhe mëngjesin e ditës së djeshme, 10 persona kanë qëndruar jashtë derës së kompanisë me CV e tyre në duar.
Ky efekt erdhi pas apelit të bërë nga kompania e cila aktualisht ka 380 punëtorë, por nuk arrinte të plotësojë nevojat e saj, pasi ka nisur një plan 3- vjeçar për tu zgjeruar.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com