TIRANË- Pas denoncimit të Report Tv, banorëve të Komunës së Parisit u janë rikthyer dritat!
Për rreth 4 orë, këta qytetarë kanë mbetur në terr, kjo për shkak se një kompani që po kryen punimet ka këputur kabullin elektrik tek rruga "Medar Shtylla", duke e ndarë rrugën në disa pjesë për punime hidraulike. Për këtë arsye, uniformat blu kanë shoqëruar eskavatoristin që ka këputur kabllot, pasi nuk ka respektuar hartën e infrastrukturës nëntokësore.
Për disa orë pasi një situatë kaotike, ku OSHEE njoftonte se e kishin rregulluar problemin, por banorët ankoheshin se një gjë e tillë nuk ishte e vërtetë dhe se dritat ende nuk kishin ardhur. Pas disa orëve punime intensive nga ana e punonjësve të OSHEE në terren është bërë e mundur rikthimi i energjisë elektrike.