Kompania Siemens përzgjidhet nga
gazsjellësi TAP për turbinat e gazit

Kompania Siemens përzgjidhet nga<br />gazsjellësi TAP për turbinat e gazit
Gazsjellësi “Trans Adriatic Pipeline” (TAP) ka zgjedhur këto ditë kompaninë “Siemens” duke i dhënë kontratën për furnizimin e gjashtë turbinave gazi me kompresor turbo, gjysma e të cilave do të instalohet në bregdetin e Semanit në Fier.

Tre turbinat e tjera të me kompresor turbo do të istalohen 3 në stacionin e kompresorit të gazsjellësit pranë Kipoi (Greqi), njoftojnë burimet zyrtare të TAP-it. Sipas burimeve, Ian Bradshaw, Drejtor Menaxhues në TAP, falenderoi pjesëmarrjen e kompanive që morën pjesë në tenderin e organizuar.

“Pas një procesi rigoroz të vlerësimit dhe të tenderimit, “Siemens” u përzgjodh për ekspertizën, njohuritë dhe historinë pozitive të sigurisë në sigurimin e njësive shumë të besueshme me turbine gazi me kompresorë turbo, të cilat janë një pjesë integrale e tubacionit tonë”, është shprehur ai.
Kontrata e kompresorëve turbo mbyll procesin e para-kualifikimit të TAP, të nisur në qershor 2014 si dhe të vlerësimeve të ofertës nga kompanitë e përzgjedhura që përmbushnin kriteret rigoroze të para-kualifikimit.

“Siemens” AG është ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë të pajisjeve teknologjike, që kursejnë energji. Ky gjigand industrial në shtator 2014 kishte rreth 343.000 të punësuar në më shumë se 200 vende.

Në prill 2015, TAP dha kontratën e parë të madhe për ndërtimin e rrugëve dhe urave në Shqipëri, ndërsa në korrik përfundoi procesin e tenderimit për furnizimin e valvulave me diametër të madh.


Marre nga ATSH

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate

Ministri Hasani 'përplaset' me Lajçak: Përqëndrohuni tek dialogu Kosovë-Serbi, do jemi të lumtur nëse do ketë rezultate