Kompanitë e huaja transferuan
jashtë 71 mln euro në tre muaj
Kompanitë e huaja që kanë aktivitet në Shqipëri rezultojnë të kenë pasur një vit të mbarë në 2016-n, duke iu rikthyer fitimeve të larta, që më pas i kanë transferuar te mëmat e tyre në vendin e origjinës.
Kompanitë e huaja që kanë aktivitet në Shqipëri rezultojnë të kenë pasur një vit të mbarë në 2016-n, duke iu rikthyer fitimeve të larta, që më pas i kanë transferuar te mëmat e tyre në vendin e origjinës.
Sipas të dhënave të Bilancit të Pagesave të tremujorit të parë 2017, në zërin të ardhura hyrëse dhe dalëse nga investimet, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, flukset dalëse rezultuan në nivelin e 71 milionë eurove: në formën e pagesave të dividendëve dhe fitimit të riinvestuar (53 milionë euro) dhe në formën e pagesave të interesave (17 milionë euro).
Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, fitimet e transferuara (përfshirë dhe interesat e paguara) janë dyfishuar, ndërsa kanë arritur nivelin më të lartë që nga viti 2008, kur ishin 88 milionë euro (viti 2008 shënoi kulmin e fitimeve të dy kompanive celulare, që deklaruan norma fitimi mbi 50% dhe të dy operatorët së bashku raportuan fitime prej rreth 200 milionë eurosh, sipas bilanceve të deklaruara).
Gjithashtu, edhe bankat kishin fitime të larta në 2008-n. Bankat (kryesisht Raiffeisen, BKT, Intesa Sanpaolo) dhe dy operatorët e mëdhenj të telekomunikacioneve (Vodafone dhe Telekom Albania) janë ndër kompanitë më të mëdha dhe më fitimprurëse në Shqipëri.
Ndërsa konkurrenca në tregun e telekomunikacioneve u rrit dhe bankat filluan të ndienin peshën e kredive me probleme, fitimet e transferuara ranë pas 2008-s. Në tremujorin e parë të vitit 2016 ato zbritën në 35 milionë euro, duke reflektuar fitimet e ulëta të kompanive të telekomunikacioneve (rreth 20 milionë euro për dy operatorët e mëdhenj). Për 2016-n, të dhënat e kompanive celulare nuk janë publikuar ende, ndërsa sistemi bankar raportoi fitime prej rreth 70 milionë eurosh.
Rritja e transferimit të fitimit në tre muajt e parë të 2017-s u vlerësua nga operatorët e tregut valutor si një nga arsyet që ndikoi në forcimin e euros në janar, kur monedha e përbashkët u ngjit në 137 lekë, pas rënies në 134.5 lekë në dhjetor. Por, pas përfundimit të valës së transferimit të fitimeve, euro ka rënë në nivele edhe më të ulëta, duke u këmbyer aktualisht me 133.37 lekë. (Monitor)
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5278
Lajme të tjera
-
NASA publikon imazhet mahnitëse të planetit tokë gjatë natës (FOTO)
22 Mars, 22:44
-
Abazoviç takon Escobarin: Politika e nacionalizmit është zhdukur nga Mali i Zi! Shpresojmë të zgjidhet një President që të na shpëtojë nga e kaluara
22 Mars, 22:40
-
Para 31 vitesh PD me rezultat historik, sot e përçarë! Haklaj: Alibeaj del me kandidatë në 61 bashki! Kthupi: E ardhmja pa Berishën! Elezi: S’ka luksin të përjashtojë
22 Mars, 22:38
-
Shtëpia e Bardhë: Takimi Putin-Xi Jinping nuk do t'i japë fund luftës në Ukrainë
22 Mars, 22:26
-
Princi William udhëtim sekret në Poloni! Takon trupat britanike që mbështesin Ukrainën
22 Mars, 22:10
-
SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë
22 Mars, 22:09
-
I përfshirë në organizatë kriminale, arrestohet zv.drejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi
22 Mars, 22:05
-
Kronologjia e tragjedisë në Crotone me 88 viktima! Del VIDEO e re nga momentet e fundit të varkës përpara se të përplasej me shkëmbinjtë
22 Mars, 21:47
-
Olta ‘i fut xixat’ ‘shoqes së suitës’: Sot në darkë dua të më bësh striptizëm! Ironia e Deas: Aq të fortë sa Kiara ta bëj?
22 Mars, 21:47
-
Gjykata Penale lëshoi urdhërarrest për Putinin, kërcënon moderatori rus: Do përgjigjemi me armë bërthamore
22 Mars, 21:33
-
Përmbyset anija me peshë 3 mijë ton në portin skocez, 35 të plagosur (VIDEO)
22 Mars, 21:24
-
‘Prapaskenat’ e kompromisit të Ohrit, ‘rrëfehet’ Kurti: Ishim pala kreative, Vuçiç kërcënoi se do ikte nga takimi
22 Mars, 21:15