Dy kompanitë e kolaudimit dhe blerjes së matësve të energjisë kanë deklaruar fitime dhe norma shumë të larta kthimi në vitin 2015.
HTT – High Tech Tests, që është e licensuar nga Drejtoria e Meteorologjisë dhe Kalibrimit për kolaudimin e matësve dhe Ital-Project, që bën blerjen e matësve kanë deklaruar të dyja fitime që arrijnë në 5.5 milionë euro.
HTT – High Tech Tests, e krijuar në fillim të vitit 2014, me aktivitet në verifikimin e të gjithë llojeve të matësve elektromekanikë dhe statikë të energjisë elektrike aktive dhe reaktive, trefishoi të ardhurat në 2015-n, për të arritur në 727 milionë lekë. Kompania ka deklaruar një fitim para taksave prej 495 milionë lekësh (rreth 3.6 milionë euro), me një normë mbresëlënëse fitimi prej gati 70%.
Krahas kolaudimit të matësve, HTT ka fituar në qershor 2015 tenderin e OSHEE “Blerje bokse individual për matës induktiv 1 dhe 3-fazor”, me fond limit prej 90 milionë lekë pa TVSH, ku kompania ka paraqitur një vlerë prej 89.4 milionë lekë pa TVSH.
Oferta, ndonëse ishte më e larta, është pranuar, pasi kompanitë e tjera janë skualifikuar për shkak të problemeve teknike, apo mungesa në dokumentacion. Në bilancin e vitit 2015, HTT kishte shpenzime minimale për paga prej rreth 72 milionë lekësh, blerje lënde të parë prej 78 milionë lekësh dhe të tjera shfrytëzimi prej rreth 83 milionë lekë (përfshirë interesat).
Ital-Project, një operator që ndonëse i krijuar në vitin 2008, ka njohur lulëzim të aktivitetit vetëm në 2015-n, ku qarkullimi vjetor arriti në 592 milionë lekë dhe fitimi para taksave në 255 milionë lekë (1.9 milionë euro), me normë fitimi 43%.
Në tetor të vitit 2015, Ital-Project, së bashku me Eltec sh.p.k. kanë fituar tenderin e OSHEE “Blerje matësish elektronikë 1-fazor dhe 3-fazor”, me fond limit rreth 200 milionë lekësh pa TVSH, duke dhënë ofertën më të lartë prej 195.5 milionë lekësh (firmat e tjera u skualifikuan për mungesë dokumentacioni dhe mostrash). (Monitor)
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com