Kompanitë në proces të rikthimit, pas avarisë teknologjike

Kompanitë në proces të rikthimit, pas avarisë teknologjike

Kompania Crowd Strike

Kompania e sigurisë kibernetike, CrowdStrike, bëri të ditur se “një numër i konsiderueshëm” i pajisjeve që u ndikuan nga ndërprerja globale e shërbimeve teknologjike, në fund të javës së kaluar, tani janë kthyer online.

Në një postim në rrjetet sociale, kompania tha se po “vazhdon të fokusohet në rikthimin e të gjitha sistemeve”.

Më herët, ajo pranoi se një gabim në përditësimin e të dhënave për sigurinë, ka shkaktuar daljen nga funksioni të sistemit të kompjuterëve Microsoft Windows.

Microsoft vlerësoi se incidenti, i cili përshkruhet si një nga ndërprerjet më të këqija të shërbimeve teknologjike në histori, ka prekur 8.5 milionë kompjuterë në të gjithë botën.

Më të goditurat ishin bizneset, bankat, spitalet dhe linjat ajrore - disa prej të cilave vazhdojnë përpjekjet për rikthimin e plotë në funksion.

“Ne e kuptojmë ndikimin e thellë që kjo ka pasur te të gjithë. E dimë se klientët tanë, partnerët dhe ekipet e tyre të shërbimeve teknologjike po punojnë pa u lodhur dhe ne jemi thellësisht mirënjohës”, tha CrowdStrike.

“Kërkojmë falje për avarinë që është shkaktuar”, shtoi kompania.

Deri në këtë incident, kompania ishte një nga më të besueshmet në industrinë e sigurisë kibernetike.

Sipas ueb-faqes së saj, kompania CrowdStrike ka 29.000 klientë në të gjithë botën, përfshirë disa nga firmat më të mëdha në SHBA./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale

Kërkoi hetime për vrasjen e Faton Hajrizit dhe arratisjet nga burgjet, ministrja e Drejtësisë merret në pyetje nga Prokuroria Speciale