Kompanitë publike drejt ristrukturimit
TIRANE - Ministria e Zhvillimit Ekonomik parashikon ristrukturimin e kompanive publike, me qëllim forcimin e tyre financiar, pa krijuar më rëndesa në buxhetin e shtetit.
TIRANE - Ministria e Zhvillimit Ekonomik parashikon ristrukturimin e kompanive publike, me qëllim forcimin e tyre financiar, pa krijuar më rëndesa në buxhetin e shtetit.
Problemet e mëdha që ka krijuar në buxhet sektori elektroenergjetik shqiptar me kompanitë e tij, apo sektori i naftës, ka bërë që ministria të nisë një studim për të parë peshën fiskale që këto kompani ushtrojnë mbi buxhetin e shtetit, ka bërë të ditur së fundi ministri Arben Ahmetaj.
Në këtë proces janë përfshirë hekurudhat, hidrokarburet, kompanitë e energjisë, tek të cilat po shihen raportet që këta sektorë kanë me kostot dhe të ardhurat, me qëllim që mbi këtë bazë të nisë reformimi i kompanive publike në favor të zhvillimit të sektorëve, të cilët përbëjnë pasuri të mëdha shtetërore.
Me ristrukturimin e tyre synohet që kompanitë publike të mos jenë më ngarkesa për buxhetin e shtetit përmes subvencioneve, por të jenë shembuj të menaxhimit të aseteve publike dhe modele të zhvillimit ekonomik.
Ndërsa reforma në sektorin e energjisë elektrike e përvijuar tashmë dhe që synon përmirësimin e kompanive publike për t'i kthyer në prodhues të rritjes ekonomike, e njejta rrugë pritet të ndiqet edhe për kompanitë e tjera publike, si "Albepetrol", Hekurudhat, etj./ATSH/
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.6%
-
Jo
18.2%
-
Ndoshta
11.2%
Vota total: 1393
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Projekt-ligji për Policinë e Shtetit hap diskutimet te ‘Ligjet’/ Prençi: Të shihet koha e mbajtjes në rajon, Naço: Nga 12 orë është propozuar 5
23 Korrik, 12:07
-
‘Dashuria është nën ujë’, Rudina Hajdari ndan momente nga pushimet me partnerin e saj të ri (VIDEO)
23 Korrik, 12:05
-
Lajm i mirë për studentët, merret vendimi: Abone falas edhe për vitin e ri akademik
23 Korrik, 12:00
-
Fërgesë verore me speca e patëllxhanë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:59
-
Sorbeto me shalqi nga zonja Albana
23 Korrik, 11:49
-
Recetë e shpejtë në 5 minuta me speca dhe gjizë nga zonja Albana
23 Korrik, 11:37
-
Situata e zjarreve në vend, ministria e Mbrojtjes: 21 vatra në 24 orët e fundit, 18 u shuan
23 Korrik, 11:37
-
Patëllxhanë Qebap nga zonja Albana
23 Korrik, 11:33
-
Zgjedhjet për kryetar Bashkie në Himarë në 4 gusht, regjistrohen 11 parti pjesëmarrëse!
23 Korrik, 11:14
-
Sulm me dron në portin rus, raportohet për viktima dhe të plagosur
23 Korrik, 11:13
-
Mbrëmë u vra një kamarier!
23 Korrik, 10:52
-
FAKTET PËR SPAK/ Zbulohen 3 lejet e ndërtimit që Sali Berisha firmosi për fshatin turistik ku ka vilën! Ja si Argita transformoi një shtëpi 50m2 në vilën perandorike D5
23 Korrik, 10:51