Pensionistët, të cilët nuk kanë patur mundësi të dorëzojnë dokumentat përkatës për të përfituar kompensimin e energjisë deri në afatin që ka qënë i përcaktuar më parë, mund ti dorëzojnë tani. Nga momenti që pensionistët aplikojnë për kompensimin e energjisë dhe plotësojnë kushtet, ata do të përfitojnë shumën e 648 lekëve. Për pensionistët, të cilët kanë marrë më parë edhe kompensimin e mëparshëm të energjisë që ka qënë 640, vlera totale e përfitimit është në 1.288 lekë. 80 mijë pensionistë ishin parashikuar në fillim të vitit 2015, që do të përfitonin nga kompensimi i energjisë, numër që aktualisht është arritur