TIRANE- Aplikimi për përfitimin e kompensimit në të holla nga ana e pronarëve do të zgjasë tre muaj, do të kushtojë 2 mijë lekë dhe do bëhet vetëm për subjektet vendimi i të cilëve, është përfundimtar, i ekzekutueshëm dhe nuk është trajtuar asnjëherë me kompensim. Agjencia e Kthim Kompensimit të pronave ka bërë publike procedurën dhe dokumentacionin që duhet paraqitur nga pronarët për të përfituar nga fondet që vë qeveria për këtë qllim.

“Bazuar në ligjin nr. 10239/2010 ‘Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave’, subjektet e shpronësuara, të cilave u është njohur e drejta për kompensim, në përputhje me ligjin nr. 9235/2004 ‘Për kthimin dhe kompensimin e pronës’, të ndryshuar, përfitojnë kompensim nga fondi i kompensimit në masën dhe sipas mënyrës së përcaktuar me VKM të veçantë. Kompensimi bëhet vetëm për subjektet vendimi i të cilëve, është: a) përfundimtar; b) i ekzekutueshëm; c) nuk është trajtuar asnjëherë me kompensim” përcakton Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.