TIRANE- Partia Demokratike ka vijuar me paditë kundër qeverië në Gjykatën Kushtetuese, ku këtë herë ka paditur qeverinë në lidhje me vendimin për unifikimin e kompetencave të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Duket se kjo padi vjen pas vendimit të INUK për prishjen e një prej ndërtesave të përfoluar kohët e fundit, atë të pallatit të vjehrrit të kreut të PD, Lulzim Bashës. Në kërkesë paditë drejtuar gjykatës nga 1/5 e deputetëve thuhet se vendimmarrjet e qeverisë janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe aq më tepër për dhënie kompetencash INUK për prishjen e ndërtimeve me dhe pa leje për zonat me rëndësi kombëtare.
“E drejta që vendimi i Këshillit të Ministrave i njeh INUK, veçanërisht për të prishur ndërtimet me leje ndërtimi apo me leje legalizimi përbën cënim real të të drejtës së pronësisë, pa respektuar standardet për një proces të rregullt ligjor si kusht i domosdoshëm i parashikuar nga neni 42 i Kushtetutës”, thuhet në argumentimin e kërkesës së PD. Më tej, demokratët shtojnë se ky vendim është në papajtueshmëri me disa nene të Kushtetutës, përkatësisht me 6 nene të saj duke cënuar: sigurinë juridike, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, ndërhyrjen në kompetencat e pushtetit vendor, cënimin e të drejtës për ankim gjithashtu është në kundërshtim me kartën europiane të autonomisë vendore.
“Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 932/2013 për të cenuar arbitrarisht dhe pa kurrëfarë kriteri kushtetues dhe ligjor, pronat e shqiptarëve të ndërtuara mbi bazën e një leje ndërtimi të lëshuara nga organet kompetente, apo pasuritë e tyre të legalizuara nga organi kompetent, është jo vetëm i dëmshëm për stabilitetin ekonomik dhe shoqëror të shtetit shqiptar, por edhe një akt haptazi në kundërshtim me Kushtetutën. Kompetenca që Kryeministri i Shqipërisë i ka dhënë vetes, dhe vartësve të tij (Kryeinspektorit) të nënshtruar ndaj vullnetit të vet politik, i bën sot qytetarët të ndjehen të pasigurt në gëzimin e qetë të pronës së tyre”,thuhet më tej në kërkesë-padinë e PD.
E drejta e ankimit
“Duke i njohur të drejtën INUK që të veprojë MENJËHERË, pa kurrëfarë kufizimi, praktikisht inidividit i mohohet e drejta e ankimit efektiv, në rrugë administrative apo gjyqësore. Sipas jurisprudencës së GJEDNJ-së mjetet efektive të ankimit janë të përshtatshme vetëm nëse ato “parandalojnë” shkeljen e pretenduar ose vazhdimin e saj, ose sigurojnë një adresim të përshtatshëm për cdo shkelje të mundshme që tashmë ka ndodhur.
Në rastin konkret, INUK nuk vepron me prishjen e ndërtimit pasi të jetë shprehur gjykata për ligjshmërinë apo kundërligjshmërinë e lejes së ndërtimit apo lejes së legalizimit, por vepron MENJËHERË me ushtrimin e kompetencave të parashikuara në nenet 9, 10, 10/1 të ligjit nr. 9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin e ndërtimit” (ku përfshihet edhe prishja e objektit)”, thuhet në arguementimin e PD.
Shkrimi u publikua sot (30.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com