Kompetencat e Topit e Topallit
Kushtetuesja shtyn seancen

Kompetencat e Topit e Topallit<br />Kushtetuesja shtyn seancen
TIRANE- Gjykata Kushtetuese shtyu seancën gjyqësore për ndarjen e kompetencave mes Kreut të shtetit Bamir Topi dhe Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli në lidhje me emërimin e gjyqtarëve.

Gjykata Kushtetuese pritej të shqyrtonte sot kërkesën e presidentit të Republikës ndaj Kuvendit, për kompetencat e të dy institucioneve, por seanca u shty pas kërkesës së Kuvendit i cili kërkoi më shumë kohë për t`u përgatitur për çështjen.

Objekti i kërkesës së presidentit është: Shfuqizimi i vendimit nr.106, datë 23.06.2011 të Kuvendit të Shqipërisë; Zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet institucionit të Presidentit të Republikës dhe atij të Kuvendit. Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë zgjidhjen e kopetencave mes dy institucioneve më datën 29 shkurt.
(sg/ora/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore