‘Kompeticioni’ ekonomik, diplomatët e SHBA-ve dhe BE-së theksojnë nevojën për bashkëpunim me Kinën

‘Kompeticioni’ ekonomik, diplomatët e SHBA-ve dhe BE-së theksojnë nevojën për bashkëpunim me Kinën

Lidhja e ngushtë e SHBA-ve me BE-në duket se i ka lëshuar fuqtë e ndikimit në Kinë. Nga samiti i fundit SHBA-Kinë ku u duk se ishte nisja e një aleance, SHBA ka nisur të gjejë gjuhën e përbashkët duke e theksuar edhe me shumë këtë aleancë. Më shumë sesa ‘nevojë’ siç kanë dashur ta emërojnë dy zyrtarët në fjalë, çështja e bashkëpunimit me Kinën pas tensioneve të vazhduara është më shumë si dobi. Është e dobishme kjo aleancë apo kjo mbledhje e dy superfuqive për shmangien e krizave ndërkombëtare si dhe zgjidhjen e problematikave të shumta të tyre duke u marrë me diçka më të vlefshme, ekonominë. Menaxhimi i konkurrencës aq të fortë ekonomike me një investitore si SHBA-ja dhe fuqisë së veprimit me ndërtim nga Kina është një formë ndërmjetesimi i përgjegjshëm.

Zyrtarë të lartë të SHBA-ve dhe BE-së kanë nënvizuar nevojën për të bashkëpunuar me Kinën aty ku është e mundur dhe për të menaxhuar konkurrencën në një mënyrë të përgjegjshme, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm.

“Ata përsëritën se marrëdhëniet përkatëse të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së me Kinën janë të shumëanshme dhe theksuan rëndësinë që Shtetet e Bashkuara dhe BE të mbajnë kontakte të vazhdueshme dhe të ngushta për qasjet tona përkatëse ndërsa ne investojmë dhe rritim ekonomitë tona, bashkëpunojmë me Kinën aty ku është e mundur dhe menaxhojmë konkurrencën dhe rivalitetin tonë sistematik me Kinën me përgjegjësi”, thuhet në deklaratë të enjten.

Deklarata u lëshua pas takimit të dytë të nivelit të lartë të Dialogut SHBA-BE për Kinën që u mbajt nga Zëvendës Sekretarja e Shtetit Wendy Sherman dhe Sekretari i Përgjithshëm i Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm Stefano Sannino. Sherman dhe Sannino folën për shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë dhe shprehën një interes të përbashkët për bashkëpunimin e vazhdueshëm për çështjet e të drejtave të njeriut atje, thuhet në deklaratë.

“Duke vënë në dukje efektet e dëmshme të dezinformimit në shoqëritë demokratike, ata shprehën gatishmërinë e tyre për të thelluar shkëmbimin e informacionit SHBA-BE mbi dezinformatat e sponsorizuara ose të mbështetura nga Kina”, thuhet në deklaratë.

Dy zyrtarët e lartë theksuan gjithashtu rëndësinë e diversifikimit dhe rritjes së zinxhirëve të furnizimit dhe adresimin e detyrimit ekonomik, thuhet në deklaratë.

"Ata theskuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë SHBA-BE për të mbështetur rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, duke përfshirë sigurimin e një terreni të barabartë loje për të gjitha vendet," tha ai. "Ata theksuan gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, infrastrukturës kritike dhe teknologjive të ndjeshme, si dhe shkëmbimin e informacionit mbi mjetet për të forcuar qëndrueshmërinë ekonomike, për të reduktuar zbrazëtitë dhe dobësitë dhe për të mbrojtur kundër rreziqeve, duke përfshirë nga praktikat jo të tregut."

Për më tepër, të dy palët biseduan për aktivitetet e Kinës në Detet e Kinës Jugore dhe Lindore dhe ngushticën e Tajvanit, thuhet gjithashtu në deklaratë.

 “Diskutuan edhe mbi takimet e fundit të nivelit të lartë të SHBA-së dhe BE-së me zyrtarë të qeverisë kineze, duke përfshirë mbështetjen e qëllimeve të përbashkëta në Iran dhe gadishullin Korean dhe theksuan rëndësinë e angazhimit të orientuar drejt rezultateve në sfidat kryesore transnacionale, siç është kriza klimatike, sigurinë shëndetësore dhe trafikimin e personave dhe drogave”, shtoi ai.

“Duke u bazuar në deklaratat e fundit SHBA-Kinë dhe BE-Kinë për veprimin ndaj klimës, ata diskutuan punën me homologët e qeverisë kineze për çështje të politikave si ulja e emetimeve të metanit dhe dekarbonizimi, si dhe ndarja e rezultateve të këtyre takimeve. Sipas deklaratës, Sherman dhe Sannino ranë dakord të vazhdojnë takimet në këtë dialog dhe pritet të mbajnë takimin e radhës të nivelit të lartë në mesin e vitit 2022.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër

112-vjetori i Pavarësisë/ Ceremonia e ngritjes së flamurit në Shkodër