Shenjat e plumbave dhe mure të çara nga artileria e deri te mjetet e punës e transportit, kanë mbetur të ngrira në kohë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.
Ky kompleks përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, kur forcat serbe vranë 59 persona, ndër ta anëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit, përfshirë gra dhe fëmijë.
Prej 30 vjetësh, në vazhdimësi janë bërë premtime dhe plane për restaurimin dhe konservimin e këtij kompleksi.
I fundit dhe më konkreti u prezantua në fund të vitit 2024, si një masterplan për renovimin e tërësishëm të kompleksit, për të cilin nuk dihet se kur do të përfundojë tërësisht./REL
Komente





