Ish-shefi i urbanistikës në bashkinë e Vlorës Odhise Zoto, që njihet si njeriu që “miratoi” planin për ndërtimin e kompleksit “Jon” mbi ujin e detit është shpallur i pafajshëm nga gjykata e Vlorës. Vendimi është dhënë dy ditë më parë, ku Zoto është deklaruar i pafajshëm pëpr akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.
Odhise Zoto është njëri nga dëshmitarët në procesin “Gjika” të zhvilluar në Tiranë, ku ka dëshmuar kundër kryebashkiakut, megjithëse ky i fundit fitoi pafajsinë. Në pretencën e saj, prokuroria e Vlorës kërkoi dënimin me 2 vite burg të Zotos, pasi sipas akuzës ish-shefi i Urbanistikës kishte shkelur ligjin për Urbanistikën dhe planin rregullues të qytetit. Por ndryshe nga sa ka parashtruar para gjykatës prokurori, avokati i Zotos, i ka shpjeguar gjykatës se klienti i tij gjatë ushtrimit të detyrës së tij në bashkinë e Vlorës, nuk ka konsumuar asnjë vepër penale. Në rastin që prokuroria e paraqet si shkelje, avokati sqaroi se Odhise Zoto nuk ka miratuar ndërtimin e kompleksit “Jon” në Vlorë, dhe se për këtë ka lënë dhe shënimin përkatës duke mos e miratuar.
Ai më pas, sipas mbrojtjes ka vijuar procedurën e kalimit në KRRT e bashkisë Vlorë, ku pas votimit është miratuar me shumicë votash leja e ndërtimit dhe sheshi, ku do ndërtohej pallati shumëkatësh, që ishte në pronesi dhe vjehrri i Lulzim Bashës, Xhafer Isufi . Nisur nga kjo situatë, gjykata ka vendosur të deklarojë pa faj inxhinierin e njohur Odhise Zoto. Skandali i ndërtimit të kompleksit “Jon” mbi ujin e detit, u zbulua nga gazeta “Shqiptarja.com”. Pas një seri shkrimesh, INUK dhe policia e Shtetit vendosën të rrëzojnë me tritol objektin, duke shpronësuar më parë ato pak familje që kishin blerë apartamente në këtë objekt.
*Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com