"Komplot" brenda PS për
kryetarin e ri të Tiranës
Gazeta "Shqiptarja.com" shkruan sot se ka marrë përmasat e një “komploti” të vërtetë zgjedhja e kryetarit të PS të qytetit të Tiranës, proces që pritet të zhvillohet më 20 shkurt, pikërisht ditën e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha. Strukturat e PS në Tiranë, në vend që të rrezatonin imazhin e parties në të gjithë Shqipërinë, për sa i përket respektimit të statutit në zgjedhjen e strukturave dhe të forumeve të saj, sipas burimeve brenda strukturave më të larta të socialiste, po jep një shembull për të mos u pasur zili në të gjithë vendin.( ne foto Edi Rama dhe Sajmir Tahiri)
TIRANE- Ka marrë përmasat e një “komploti” të vërtetë zgjedhja e kryetarit të PS të qytetit të Tiranës, proces që pritet të zhvillohet më 20 shkurt, pikërisht ditën e rënies së bustit të diktatorit Enver Hoxha. Strukturat e PS në Tiranë, në vend që të rrezatonin imazhin e parties në të gjithë Shqipërinë, për sa i përket respektimit të statutit në zgjedhjen e strukturave dhe të forumeve të saj, sipas burimeve brenda strukturave më të larta të socialiste, po jep një shembull për të mos u pasur zili në të gjithë vendin. Ose sëpaku në ato 117 njësitë vendore në të cilat nuk janë zgjedhur ende krerët e organizatave, asambletë drejtuese dhe në fund të krerët të PS për të gjitha këto njësi vendore. Madje jo vetëm referuar statutit por dhe logjikës së zgjedhjeve në një parti politike, gjithçka me sa duket në degën më të madhe të PS në Shqipëri, pra në qytetin e Tiranës, shtojnë këto burime zyrtare, është nisur së prapthi duke përvijuar në këtë rast një serë veprimesh antistatutore që mund të çojnë në një çarje serioze në PS e kryeqytetit. Teksa kryetari i PS, Edi Rama ka kërkuar pak ditë më parë që të përfundojnë urgjent zgjedhjet në 117 njësitë vendore ku ende nuk janë zhvilluar, në kryeqytet tashmë përplasjet janë të hapura. Mësohet se mbrëmë rreth orës 21.30, sipas këtyre burimeve, janë thirrur në selinë e PS drejtuesi i komanduar i PS të Tiranës, Sajmir Tahiri, drejtuesit e njësive bashkiake që janë aktualisht, të zgjedhur dhe të komanduar, dhe nën prezencën dhe të sekretarit të Organizimit në PS, Klosi është zhvilluar një mbledhje e shkurtër ku është kërkuar që të sillen në parti të gjitha kandidaturat për kreun e PS për qytetin e Tiranës, mes të cilëve do të përzgjidhet më 20 shkurt kryetari i ri. Pikërisht këtu, shprehen burimet brenda forumit të lartë të socialistëve, ka nisur shkelja e statutit të PS. Pasi nuk mund të zgjidhet kryetari i PS për qytetin e Tiranës, pa u zgjedhur më parë kryetarët e PS për 11 njësitë bashkiake, nga të cilat katër prej tyre aktualisht janë pa kryetarë. Sipas këtyre burimeve, logjika e zgjedhjeve në parti, por dhe sipas statutit të PS, është që zgjedhjet fillojnë që nga kryetarët e organizatave, që bashkë me delegatët e kongresit, si dhe ata që dalin nga votimi në njësinë bashkiake përbëjnë asamblenë, ku votimi bëhet në të njejtën kohë si për këtë trupë drejtuese e PS, ashtu dhe për kryetarin e PS për njësinë bashkiake në kryeqytet. Pastaj kalohet te zgjedhja e kryetarit të qytetit, ku sërish votimi bëhet në të njejtën kohë me anëtarët e asamblesë së madhe të qytetit, e cila përbëhet dhe nga kryetari, por dhe nga delegatët dhe nga 11 kryetarët socialistë të njësive bashkiake të kryeqytetit. Burimet saktësojnë se të gjitha këto lëvizje janë jashtëstatutore, madje nuk ndjekin as rrjedhën e zgjedhjeve brenda në PS, të cilat duhej të kishin përfunduar në të gjithë vendin përpara kongresit të PS, duke i cilësuar të gjitha këto veprime pas kongresit si jashtëstatutore. "Ne nuk duhet të interesohemi për zgjedhjen thjeshtë të kryetarit të PS të qytetit të Tiranës, por duhet të mendojmë se si duhet të rigjenerohet partia në kryeqytet. Dega e Tiranës rrezaton në gjithë Shqipërinë, është më e ndriçuar, ka më shumë intelektualë dhe zgjedhja duhet t'i shërbejë imazhit të partisë. Pra jo caktimit të një kryetari partie, pasi gjithnjë ndër vite dega e PS Tiranë ka reflektuar kulturë, konkurrencë dhe inteligjencë.
Kanë lënë një mbledhje në 9.30 e darkës te PS. Sekretari i organizimit dhe kryetari i komanduar i PS Tiranë, që është dhe kandidat, therrasin ata që ata janë ngarkuar për njësitë, të cilëve një pjese u ka mbaruar mandati, për të dhënë emrat e kandidatëve për kryetarin e PS të qytetit të Tiranës. Çfarë mesazhi përcjell te njerëzit kjo mbledhje e natës", ka nënvizuar zyrtari i lartë u PS. I cili ka nënvizuar se po përdoret emergjenca në të cilën ndodhet vendi për shkak të borës për të bërë këto veprime dhe zgjedhur drejtuesin e PS të qytetit të Tiranës.
( ne foto Edi Rama dhe Sajmir Tahiri)(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4210
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria vend strehimi për palestinezët? Ralf Gjoni: Rama të japë garanci se s'ka skenar të tillë! Galdini: Spostimi nga vatra e tyre është spastrim etnik
28 Janar, 21:51
-
Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas
28 Janar, 21:45
-
Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)
28 Janar, 21:28
-
Kush janë ministrat e qeverisë Kurti që u pasuruan më shumë gjatë 4 viteve
28 Janar, 21:15
-
'Ngrirja' e ndihmave amerikane ndihet në mbarë globin, pezullohen nga puna 50 zyrtarë të USAID! Nuk preken programet e Mbrojtjes, as Ukraina
28 Janar, 21:07
-
Dosja K- Letra e Edip Tershanës në qeli: Enver ti e shite Kosovën, kjo është tradhëti!
28 Janar, 21:04
-
Ylli Pata: Sforcimi kërcitës i partive të reja të opozitës
28 Janar, 20:54
-
Meta shkruan nga burgu: 'Në qeli kam vetëm kalendarin që më dhuroi Janullatos...". Ish Presidenti kujton si dhe pse i dha nënshtetësinë Hirësisë dhe ndërtimin e Katedrales
28 Janar, 20:40
-
Protestat në Serbi/ Vuçiç i drejtohet popullit: Plotësuam kërkesat e studentëve! Vendimi për qeveri të re, brenda 10 ditëve! Mund të kemi zgjedhje të parakohshme për 75 ditë
28 Janar, 20:22
-
Juristi Kara për Report Tv: Berisha vrau e preu, nëse vjen në pushtet Shqipëria shpërbëhet! Ahmetaj të dalë si i penduar e jo si i kulluar me gjysmë të vërteta
28 Janar, 20:20
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të Ervis Martinajt, Beqiri: Nëse s'do fshihej pas tezes së tij Liri Berisha, s’do kishte bërë këto që ka bërë! Me lidhje politike
28 Janar, 20:02