Komplot për të vrarë Erdoganin?
Policia greke arreston 9 terroristë me eksploziv

Komplot për të vrarë Erdoganin?<br />Policia greke arreston 9 terroristë me eksploziv<br>
Shërbimet e anti-terrorit grek mësynë disa apartamente në qendër të Athinës gjatë ditës së sotme, duke arrestuar nëntë persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me një grup militantësh të ekstremit të majtë, që është nxjerrës si i paligjshëm në Turqi, bëri të ditur policia helene.

Sipasa asaj që shkruan Ekathimerini “Të paktën nëntë persona janë arrestuar, mes të cilëve afganë dhe kurdë, në bazë të kartave të tyre të identitetit. Policia u gjeti atyre lëndë të paspecifikuara eksplozive, kabllo që të lidheshin me detonatorët dhe laptope” – tha një zyrtar i policisë për Reuters.

Një zyrtar i dytë i policisë konfirmoi se autoritetet po hetonin për lidhjet e tyre me DHKP/C, një grup i jashtëligjshëm që akuzohet për sulme dhe shpërthime vetëvrasëse në Turqi. Operaiconi është në vijim, bëri të ditur zyrtari.

Dyshohet se personat mund të organizonin një atentat terrosit për të vrarë Erdoganin në Athinë.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritet ta vizitojë Greqinë në dhjetor, duke qenë i pari president turk që shkon në Athinë 65 vitet e fundit.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg