Komposto e ftohtë me kumbulla
Përbërësit:
- 1 kg kumbulla të freskëta ose të thata
- 1 gotë sheqer kaf
- 1 deri 2 litra ujë
- 1 shkop kanelle
Përgatitja:

Lajmë kumbullat, i presim në mes dhe heqim bërthamat. I hedhim në një tenxhere me sheqerin dhe ujin, i lëmë për 2 orë. Më pas, shtojmë edhe shkopin e kanellës dhe e vendosim në zjarr për 12-15 minuta. E hedhim në vazo qelqi dhe pasi të ftohet e vendosim në frigorifer.
Komento
Komente

