Kompozitori turk akuzohet
 për fyerje të Islamit

Kompozitori turk akuzohet<br /> për fyerje të Islamit
ANKARA- Pianisti dhe kompozitori i shquar turk, Fazil Saj u akuzua nga një gjykatë në Turqi, për fyerje të vlerave islamike, me komentet që ai ka bërë në “Tëitter”.
Gjykimi ndaj muzikantit Saj do të nisë në tetor.
Fazil Saj, 42 vjeç, i ka mohuar akuzat “për nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë”.
Në një intervistë të dhënë në muajin prill, ai tha se “ndjehet tërësisht i izoluar nga shoqëria turke, pasi ka deklaruar se është ateist”.
Fazil Saj, gjatë karrierës së tij artistike, ka fituar disa çmime dhe, në vitin 2008, është emëruar ambasador i kulturës nga Bashkimi Evropian.Nëse pianisti, Saj shpallet fajtor nga gjykata turke, ai mund të dënohet me 18 muaj burg.
Turqia zyrtarisht është një shtet laik, por partia në pushtet e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan ka rrënjë të thella islamike.
(b.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja