TIRANË - Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka mbajtur sot një takim elektoral vetëm për të rinjtë e kësaj force politike, që kandidojnë për LSI-në ku binte në sy fakti që Keida Mehmetaj ishte kandidatja për deputete më e re në moshë, vetëm 20 vjeç.
Për të dytën herë brenda pak javësh, Meta propozoi sonte një tjetër kompromis, të cilin ua njoftoi të rinjve të LSI-së: “Doktori, karrigen ku është ulur për 8 vite, ta marrë me vete në shtëpi ose në zyrën e tij në PD dhe Shqipëria të marrë frymë lirisht më 23 qershor duke ecur drejt BE-së. Pranvera vjen çdo vit, por rinia vjen vetëm një herë dhe ju nuk keni pse të prisni më një Kryeministër që premtimet që s’i mbajti në 8 vjet, t’i bëjë tani", - tha ai.
“Kryeministri vetëm tre muajt e fundit e kuptoi krizën ekonomike e megjithatë, tani premton 250 mijë vende pune, për të marrë votën e të rinjve edhe katër vjet të tjera. Ne nuk do rrimë të shikojmë lokalet që mbijnë si kërpurdha dhe të rinjtë që vrasin kohën në to nga pamundësia për të gjetur një vend pune. Fakti është që shumica edhe pse ka mundësinë të lëvizë pa viza në Europë, nuk resht së kërkuari një shans për të emigruar. Ne nuk mund të heshtim ndaj atyre të rinjve që vjedhin e vrasin për një varëse në qafë, sa herë që shohim fëmijë që braktisin shkollën dhe bëhen pre e mbijetës së vështirë, sepse nuk ekziston kujdesi shtetëror për ta. Ndaj jemi të gjithë këtu jo për një fitore për LSI-në, por për t’u ndarë nga tranzicioni, për të nisën epokën e të rinjve dhe rejave të Shqipërisë.
Ende sot ne nuk arrijmë të bëjmë zgjedhje të pakontestueshme dhe e kemi të vështirë të miratojmë me konsensus tre ligje për të çuar Shqipërinë drejt BE-së.
Të gjitha këto ndodhin se Berisha ka bërë një premtim të paparë se askush nuk mund t’ia marrë karrigen. Ju që keni kaq shumë probleme, nuk jeni shqetësimi i tij i parë. Shqetësimi i tij i parë është si të mos i marin karrigen dhe ne e kemi një kompromis që dhe ai ta ketë karrigen me vete dhe Shqipëria të marrë frymë lirisht: Doktori karrigen ku është ulur për 8 vite ta marrë me vete në shtëpi ose në zyrën e tij në PD dhe Shqipëria të marrë frymë lirisht më 23 qershor duke ecur drejt BE-së", - theksoi kryetari i LSI-së.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com