Komuna e Prishtinës i jep truallin
Shqipërisë për Ambasadën e re

Komuna e Prishtinës i jep truallin<br />Shqipërisë për Ambasadën e re
Kuvendi Komunal i Prishtinës miratoi sot dhënien e trualit për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se, “falë punës së mrekullueshme të Ambasadorit Qemal Minxhozi dhe bujarisë së Kryetarit Shpend Ahmeti dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës sot është miratuar dhënia e truallit për ndërtimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë”.

Mirënjohje e thellë për të gjithë ata që e mundësuan këtë vendim. Do të vijojmë përpjekjet për të ndërtuar një ambasadë dinjitoze siç i ka hije një partneri strategjik të natyrshëm”, shkruan ministri Bushati.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë