Komuna Shalë, bora i kalon
2 m, familjet nevojë për ndihma

Komuna Shalë, bora i kalon<br />2 m, familjet nevojë për ndihma
DUKAGJIN- Në komunën Shalë të Dukagjinit situate vijon të jetë e rënduar. Pal Shytani, nënkryetari i komunës, thotë në një bisedë telefonike për “shqiptarja.com” se familjet kanë nevojë për ndihma ushqimore, por ndërhyrja është e pamundur për shkak të borës, të cilat kanë izoluar komunën prej më shumë se 3 javësh.

“Vetë jam në mes të borës, e cila ka arritur 2 metër. Nuk kemi komunikim me banorët, vetëm nëpërmjet telefonit. Kanë nevojë për shumë për ndihma ushqimore por të gjitha rrugët janë të izoluara.” - thotë Pal Shytani, i cili shton se ditet e fundit nuk ka pasur raportime për emergjenca. 

Ai tregon se është e pamundur ndërhyrja për shkak të trashësisë së borës, ndërsa e vetmja mundësi është hapja e rrugës së Malit të Shoshit. Ndërhyrja e fundit që është bërë në këtë zonë ka qenë nga ajri një javë më parë, kur nëpërmjet helikopterit është bërë i mundur transportimi i 4 të sëmurëve dhe një të vdekuri drejt spitalit të Shkodrës.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024