Komuna Shalë, ku njerëzit nuk
mund të varrosin as të vdekurin

Komuna Shalë, ku njerëzit nuk <br />mund të varrosin as të vdekurin
SHKODER- Kryetari i komunës Shalë në qarkun e Shkodrës bën apel për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për këtë zonë. Bal Vuksani në një prononcim televiz deklaroi sot se situate është vërtet alarmante, aq sa një i vdekur prej 4 ditësh ende nuk mund të varroset ndërsa 3 të tjerë janë të sëmurë rëndë dhe nuk mund të transportohen, për shkak të bllokimit të rrugëve nga bora.

"Në komunë gjëndja është shumë alarmante. Ka mbi 2 m borë. Ka mbi 4 ditë që ka ndodhur një vdekje, dhe familjarët nuk mund ta varrosin për shkak të trashësisë së borës. Tre të tjerë janë të sëmurë rëndë. Kam marrë shumë telefonata nga pleqt e fshatrave të kësaj komune se ushqimi ka mbaruar dhe për shkak të trashësisë së borës nuk mund të bluajnë as drithin”- tregon Vuksani

Ai e përshkruan gjëndjen “shumë kritike”

“Komuna Shalë është mbi një muaj e izoluar. Një herë u bë e mundur hapja e rrugës, por nga trashësia e akullit që ka mbuluar rrugët, lëvizja është e pamundur. Kjo borë ka 20 vjet që nuk ka rënë në këtë zonë. Janë 11 fshatra të izoluar tërësisht. Banorët nuk mund të lëvizin as nga shtëpia me shtëpinë.” – tregon më tej kreu i komunës.

Vuksani sqaron se është kontaktuar me kryetarin e qarkut, gjithashtu është kërkuar një helicopter për transportimin e të vdekurit, dhe të sëmurëve por deri tani nuk është bërë asgjë.

”Kemi kërkuar një helikopter për transportimin e të vdekurit dhe të sëmurët por deri tani nuk është bërë asgjë.” Shton Vuksani i cili tregon se në Shkodër janë mbledhur dhe disa këshilltarë të komunës Shalë për të kërkuar shpalljen e gjëndjes së jashtëzakonshme.

Bal Vukasni tregon se një situatë e tillë me borë nuk është parë që në 1985 dhe njerëzit i ka gjetur të papërgatitur.
 
“Ata nuk mund të shkojnë as të bluajnë drithin. E hajnë të pabluar, vetëm të zier. Janë në gjëndje të vështirë” – rrëfen Vuksani ndërsa halleve të të ftohtit dhe të borës I shtohet dhe mungesa e herëpashershme e energjisë elektrike.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)