PRISHTINE-Gjyqtari i EULEX-it ka refuzuar kërkesën e Sami Lushtakut për ta liruar atë për disa orë duke mos e lejuar që të bej  betimin para asamblesë komunale.

Si pasojë ai do ta humb mandatin dhe komuna Skënderaj do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.  Refuzimin e kërkesës e ka bërë të ditur avokati i Lushtakut, Arianit Koci. Zgjedhjet në Skënderaj do të mbahen brenda 45 ditësh.

Lushtraku  po pret gjykimin në parburgim që nga muaji maj megjithatë ai kandidoi për një mandat tjetër si kryetar i Komunës së Skënderajt.

Ai fitoi zgjedhjet lokale më 3 nëntor, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës kërkoi nga EULEX lirimin e përkohshëm.  

Kjo ishte hera e dytë që gjykatësit e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, rrëzuan kërkesën e avokatit të Lushtakut për lirimin e tij.

Redaksia Online
(azh/shqiptarja.com)