MITROVICE- Seancat e kuvendeve komunale në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, në të cilat do të duhet të miratohen statutet dhe simbolet e komunave, janë caktuar për ditën e sotme në orën 17:00.

Kryetari i Leposaviçit, Dragan Jabllanoviç, ka thënë se pret që statutet të miratohen dhe ka bërë me dije se draft-dokumentet u janë dorëzuar me kohë këshilltarëve.

“Presim që edhe ministria kompetente në Prishtinë të pranojë statutet tona, sepse gjatë hartimit të tyre jemi mbështetur ekskluzivisht në ligjin për vetëqeverisje lokale”, ka thënë Jabllanoviç.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)