Komunikimi, Rama: Askush s'do
i ndalojë zgjedhjet e 18 qershorit

Komunikimi, Rama: Askush s'do<br />i ndalojë zgjedhjet e 18 qershorit
Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se zgjedhjet e 18 qershorit nuk do të shtyhen.  

Nga rubrika "Komunikimi Javor" në Facebook, kreu i qeverisë tha se askujt nuk duhet t'i shkojë në mendje se në 18 qershor populli do të ndalohet të votojë.

"Kjo është një betejë që Shqipëria nuk mund ta humbasë përsëri siç e ka humbur shpesh në të shkuarën e afërt dhe të largët.

Është një ndarje e errësirës së politikës së vjetër të një katundi politik dhe mediatik që kërkon të mbajë peng Shqipërinë dhe shqiptarët, të Shqipërisë Europiane të cilën ne nuk do ta negociojmë kurrë sepse është amanet dhe njëkohësisht detyrim ndaj fëmijëve tanë.

18 qershori do sjellë për Shqipërinë një vendim të qartë: O me Europën, o me frikën nga Europa, o me me drejtësinë, o me tmerrin nga drejtësia, o me rritjen ekonomike, o me zhytjen në batak, o me një qeveri që lufton çdo ditë, ose me një qeveri që na kthejnë mbrapsht në të shkuarën. 


Askujt të mos i shkojë mendja se në 18 qershor populli do të ndalohet të zgjedhë, këtë nuk do ta lejojmë kurrë", u shpreh Rama. 

Kryeministri theksoi gjithashtu se protesta e opozitës në Bulevard fsheh frikën e politikanëve të korruptuar nga ligji i Vettingut dhe Reforma në Drejtësi. 

"Frika nga drejtësia që do mbijë patjetër pasi të largohen gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, i dha jetë çadrës në Bulevard. 

Frika nga drejtësia e ka kthyer 18 qershorin në një ditë që politikanët e ngujuar në çadër duan që të mos vijë kurrë. 18 qershori ndan Shqipërinë që lufton për Shqipërinë që do punë dhe shtet nga drejtësia e kapur dhe shteti i teserës partiake dhe janë gati ta sakrifikojnë Shqipërinë. 

S'e duan 18 qershorin, sepse në 18 qershor populli do të vendosë për Shqipërinë që duam, për familjet e zakonshme dhe familjen e madhe të kombit tonë në rrugën e bashkimit me familjen e madhe europiane.

Janë gati ta marrin peng popullin e Shqipërisë. 

Duan të hedhin në erë urën e brishtë që kemi ndërtuar në 27 vjet",
tha Rama

"PD gati të sakrifikojë Shqipërinë dhe të bashkohet me kundërshtarët e BE"
Kryeministri Edi Rama akuzon Partinë Demokratike se është e gatshme të sakrifikojë interesat kombëtare të Shqipërisë dhe të bashkohet me kundërshtarët e Bashkimit Europian. 

"Sot duhet t'ju them pse mendoj se në Shqipëri po merr formë një qasje e re politike ndaj BE-së. Një qasje që i bie ndesh përpjekjes popullore së hershme të shqiptarëve, heronjve të luftës, atyre që u sakrifikuan në burgjet e diktaturës, të dhjetorit që formoi politikën e këtyre 20 viteve.

Është një qasje që merr formë çdo ditë si pasojë e frikës së jashtëzakonshme nga zbatimi i Reformës në Drejtësi, pa të cilën s'ka asnjë shans që BE të na pranojë në tryezën e negociatave të anëtarësimit. 


Janë gati ta sakrifikojnë Shqipërinë, janë gati ta marrin peng popullin e Shqipërisë

Janë gati të dalin mbi interesat kombëtare të Shqipërisë dhe janë gati të na ndajnë për së gjalli nga Europa e lirisë, demokracisë dhe zhvillimit shoqëror. Janë gati të bashkohen me kundërshtarët e BE-së", deklaroi Rama. 

"Shqipërinë Europiane nuk e negociojmë"
Kur pritet që Edi Rama dhe Lulzim Basha të takohen për t'i dhënë zgjidhje ngërçit politik, kreu i qeverisë deklaron se nuk do të negociojë mbi asnjë kusht që cenon të ardhmen europiane të Shqipërisë. 

Sipas Ramës, anëtarësimi i Shqipërisë në BE është amanet i atyre që luftuan për liri dhe detyrim për fëmijët dhe brezat e ardhshëm. 

"Kjo është një betejë që Shqipëria nuk mund ta humbasë përsëri siç e ka humbur shpesh në të shkuarën e afërt dhe të largët.

Është një ndarje e errësirës së politikës së vjetër të një katundi politik dhe mediatik që kërkon të mbajë peng Shqipërinë dhe shqiptarët, të Shqipërisë Europiane të cilën ne nuk do ta negociojmë kurrë sepse është amanet dhe njëkohësisht detyrim ndaj fëmijëve tanë
", tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot

Temperatura deri në 41 gradë, si parashikohet moti sot